• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Diella shkakton debat e “provokim”/ Ulsi Manja: E ardhmja flet me IA, opozita bërtet offline!   

by Os De
18/09/2025 20:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka reflektuar përmes një shkrimi lidhur me debatet e sotme në Kuvend, që nisën pas fjalimit të ministres virtuale Diella. 

Në një shkrim me titullin provokues “E ardhmja flet IA, opozita bërtet offline!”, të publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, Manja shprehet se futja e IA-së (Inteligjencës Artificiale) në sallën e Kuvendit përbën një hap historik për Shqipërinë, duke e vendosur vendin në hartën e transformimeve digjitale globale. 

“E ardhmja foli sot në parlamentin shqiptar përmes një ministreje virtuale të pajisur me inteligjencë artificiale. Ishte një moment historik, një hap që e lidh Shqipërinë me teknologjitë e kohës dhe me transformimet që po ndodhin në gjithë botën. Por ndërkohë që e ardhmja u shfaq në sallë, opozita bërtiste kundër, bllokonte foltoren dhe shpallte ‘mëkat’ futjen e AI-së në jetën e institucioneve. Një skenë tipike shqiptare: inovacioni hyn nga dera, zhurma e prapambetjes shpërthen nga korridori. Nuk është faji i Edi Ramës që përqafon i pari teknologjinë dhe e sjell AI-në në qeverisje. Faji është i opozitës që ka mbetur gjithmonë offline, e fundit në çdo gjë. E fundit në vizion, e fundit në ide, e fundit edhe në mandate – të rrudhur në 50 ulëse. Kur qeveria ecën me kohën, opozita ngelet pas, e lidhur pas parullave të vjetra dhe një politike që nuk komunikon dot me realitetin e sotëm.”, shkruan Manja. 

Në shkrimin e tij, Manja nuk kursehet në kritika ndaj opozitës shqiptare, të cilën e cilëson si të vonuar në ide. Sipas tij, opozita është kapur pas retorikës së vjetër, duke mos ofruar alternativa moderne dhe duke mos kuptuar kohën në të cilën jetojmë. 

Për Manjën, kundërshtimi ndaj IA-së në parlament nuk ishte një debat politik mes Ramës dhe opozitës, por mes të ardhmes dhe prapambetjes. 

“Ironia është e dukshme: deputetët që shfrytëzojnë çdo ditë Facebook-un, Instagram-in dhe TikTok-un për të bërë politikë të ditës, sot u skandalizuan nga një ministre virtuale. Ata që bëjnë ‘live’ me telefon, sot protestuan kundër një teknologjie që në fakt do t’u shkurtojë burokracinë dhe do t’u japë qytetarëve më shumë transparencë. Është e njëjta mendësi që dikur tallej me llambën elektrike, që dikur e quante televizorin ‘armë të huaj’, dhe që sot trembet nga AI – sepse nuk di të përshtatet. 

Në histori, çdo shpikje e madhe ka pasur naivët e vet teknologjikë. Vaksinat u quajtën blasfemi para se të shpëtonin miliona jetë. Elektrifikimi u përjetua me frikë para se të ndriçonte çdo fshat. Sot është radha e AI-së: e ardhmja është këtu, por opozita vazhdon të mbetet peng i së shkuarës. 

Prandaj, debati i sotëm nuk ishte mes Ramës dhe opozitës. Ishte mes së ardhmes dhe prapambetjes. Dhe kur historia të shkruhet, nuk do të mbahet mend zëri i atyre që bërtisnin ‘offline’, por fakti që Shqipëria guxoi të thotë ‘po’ ndaj inteligjencës artificiale në qeverisje. E ardhmja foli sot. Opozita bërtiti. Dhe humbi përsëri!”, përfundon Manja. 

Pas debateve të sotme, Partia Demokratike ka kërkuar anulimin e seancës plenare ku u votua përbërja e kabinetit të ri qeveritar. 

Në shkresën e firmosur nga kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, kritikohet dhënia e fjalës nga ana e kryeparlamentarit Niko Peleshi, ministres virtuale, Diella. Opozita e konsideron këtë provokim nga ana e kryeministrit si dhe veprim antikushtetues. 

Next Post
Murrizi: Tani ra në usta Rama, le të bëjë më dëngla se e rregullon i “dërguari special” i SHBA

“I thoni Ramës, Skënderbe”/ Shpërthen Murrizi: O servila, lëpirësa, qurravec, aguridhe deputetë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA ngrin të gjitha ndihmat e huaja në mbarë botën, përjashtim bëjnë vetëm Izraeli dhe Egjipti

Rubio: Irani kërcënim real për SHBA-të, ndaj e sulmuam. S’kanë parë ende goditjet e forta

March 2, 2026
Largimi i trurit/Banka Botërore: Shqipëria ka 13% të popullsisë me arsim të lartë, 45% kanë emigruar

Sondazhi: 50.3% e shqiptarëve mendojnë se opozita është përgjegjëse për emogracionin

March 2, 2026
200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

March 2, 2026
Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

March 2, 2026
“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

March 2, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Muxhahedinët në Manzë janë të stërvitur për luftë”, Hoxha: Shqipëria e rrezikuar nga Irani

March 2, 2026
Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

March 2, 2026
“Deklaratat e Kos për zgjedhjet minojnë besimin e shqiptarëve te institucionet evropiane”/ PD notë-verbale delegacionit të BE

“Shqipëria, Mali i Zi dhe…”, Marta Kos: Katër shtete në pararojë të procesit të zgjerimit

March 2, 2026
“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

March 2, 2026
Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In