Sulmuesi i Chelseat, Diego Costa është duke synuar rikthimin te klubi anglez për të zgjidhur mosmarrëveshjet rreth të ardhmes së tij.
28-vjeçari gjatë tërë verës ka qëndruar në Brazili pasi nuk dëshirohej më nga menaxheri i Chelsat, Antonio Conte.
Spanjolli muajin e kaluar kishte deklaruar se karriera e tij te Chelsea ka përfunduar dhe se nuk e kishte ndërmend të rikthehej te kampionia anglez, pasi synonte transferimin te Atletico Madridi.
Një transferim te ish-klubi nuk u realizua gjatë kësaj vere, por pritet të shitet te Atletico gjatë muajit janar.
The Telegraph raporton se bashkëlojtarët i kanë bërë thirrje sulmuesit që t’i jap fund mosmarrëveshjeve me Conten pasi është përfshirë në listën e lojtarëve për Premier Ligë, përgatiti Koha. (b.an)