Gazeta prestigjioze gjermane “Die Welt“, në një artikull të gjatë për ngjarjet tensionuese në Ballkan ka shkruar se ky rajon padukshëm është duke rrëshqitur drejt kaosit. Gazeta shkruan se nëpërmjet Ballkanit çdo ditë kalojnë me mijëra refugjatë, por duket se ata janë lënë në harresë. Më poshtë në jug të Ballkanit, konflikti është duke shpërthyer.
„Si në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, ashtu edhe në Podgoricë të Malit të Zi, në fundjavën e shkuar rrugën e këtyre qyteteve ishin shndërruar në kaos. Protestuesit ishin përleshur me forcat policore. Goma të djegura, granata dore, gaz lotësjellës dhe koktej molotov ishin përdorur“, shkuan gazeta, duke analizuar gjendjen e brishtë të sigurisë në shumicën e shteteve të Ballkanit, raporton Republika.info. Duket se as Bashkimi Evropian nuk po gjejnë asnjë mjet presioni për të gjetur një zgjidhje për politikanët në konflikt. Derisa, sipas Die Welt, qytetarët po presin thellësisht të dëshpëruar. Ndërkohë në Kosovë, shtet i populluar kryesisht nga shqiptaret, shkruan gazeta, pothuajse që dy dekada janë duke u marrë me integrimin e minoritetit serb. Pas shumë mundimeve, BE kishte lehtësuar disa marrëveshje, përmes së cilave pakica me rreth 70.000 serb do të kishin të drejta autonome.