• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Diçka po e vret”, babai i Darda Dhamos: Zoti i dërgoi mesazh gruas time për sëmundjen e vajzës tonë

by Java News
06/02/2024 19:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndarja nga jeta e 19-vjeçares Darda Dhamo pak ditë më parë, e cila humbi betejën me leuçeminë, ishte një lajm që tronditi opinionin publik.

Por mesazhi i saj për jetën ishte një frymëzim për të gjithë të rinjtë, të cilët shpesh e vlerësojnë shumë pak jetën.

Për të folur për momentet e fundit të Dardës dhe se si e gjeti forcën ajo t’i “buzëqeshte” vdekjes, ishte i ftuar në studion e “Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus të moderatores Brikena Prifti, babai i saj Petrika Dhamo.

Ai ka rrëfyer se bashkëshortja e tij Margarita mori një mesazh nga Zoti për sëmundjen e vajzës.

Pjesë nga biseda:

Brikena Prifti: Ka qenë një mesazh shumë human i Dardës për të ndihmuar njerëzit. Si u zbulua sëmundja?

Petrika Dhimo; Jam këtu për dy arsye, për forcën dhe frymën që ju dha Dardës, dhe për shkak të Dardës vetë. Momenti i parë ka qenë patjetër i vështirë. Darda pati guximin për të dhuruar gjak për dajën e saj për shkak të një aksidenti që ndodhi.

Ajo u ofrua të dhuronte gjak, por i thanë që nuk mund të japësh gjak. Herën e dytë për shkak të dëshirës për të dhuruar gjak, këtë herë për fëmijët me talasemi, por këtë herë i thanë ti je për të marrë gjak. Aty filluam të bëjmë disa analiza. Ajo që ne na vret në këtë vend, është se kur dikush ka një problem dhe shkon dhe thua ky është një problem urgjent, dhe ata thonë hajde pas 2 ose 3 javësh.

Ky është një nënvlerësim për jetën. E them këtë pasi Darda e vlerësonte jetën, miqësinë, dashurinë. Gjithë frytet e saj vijnë për shkak të besimit që kishte. Darda dhe familja jonë ka përqafuar një besim që e do jetën, e vlerëson atë, vlerëson dhe jetën e tjetrit. Darda i vlerësonte njerëzit dhe jetën e njerëzve. Nëse Darda është në qendër, pastaj janë rrethi familjar, vëllai-motra, gjyshërit, shoqëria. Darda kishte mundësi t’i kalonte rrathët dhe të shtrinte dorën te njerëzit.

Brikena Prifti: Të gjithë janë të përfshirë në historinë e saj. Si e përballoi ajo vetë lajmin që ishte sëmurë?

Petrika Dhimo: Në fakt më shumë dyshuan njerëzit që ishte anemi se sa Darda dhe Margarita. Ato patën një ndjesi që nuk është anemi.

Brikena Prifti: Kishte ndjesi apo simptoma?

Petrika Dhimo: Po diskutonim kur e morëm vesh se çfarë është më mirë. Edhe Margarita mori një shenjë nga perëndia, se diçka po e vret vajzën tënde. Patëm atë bisedën se çfarë është më mirë, t’i biesh pas kësaj, apo ti të mos dish asnjë gjë? Ato padyshim e morën vesh shumë më vonë. Ne e morëm vesh përgjigjen përfundimtare në fund të qershorit. Dhe ishte e çuditshme pasi Margarita po i thoshte mjekut se ne e dimë, por thjeshtë na e thuaj. Mjekët i thanë mos ja thuaj Dardës, por ajo i tha që edhe Darda e di./m.j

Next Post

Të gjitha palët bashkohen tek ideja që nuk duhet të bashkohen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky miraton dekretin, sanksione ndaj subjekteve dhe individëve rusë

”Rusia dhe Ukraina më pranë paqes?’’ Zelenski: Gati dokumenti me garancitë e sigurisë, pritet firma

January 26, 2026
Alibeaj: Fisi i Irena Gjokës priti Berishën në Patos! Shihej si ‘dele e zezë’ se ishte e djathtë

Alibeaj: Fisi i Irena Gjokës priti Berishën në Patos! Shihej si ‘dele e zezë’ se ishte e djathtë

January 26, 2026
“Fati i Salianjit, si grupet armiqësore që zbulon doktori që në ’92 “/ Lesi: Berisha e merr PD-në me vete në botën tjetër

“Fati i Salianjit, si grupet armiqësore që zbulon doktori që në ’92 “/ Lesi: Berisha e merr PD-në me vete në botën tjetër

January 26, 2026
“Protesta është legjitime, por dhuna nuk justifikohet”, Ramaj flet për platformën për bashkimin e opozitës

“Protesta është legjitime, por dhuna nuk justifikohet”, Ramaj flet për platformën për bashkimin e opozitës

January 26, 2026
“PD forcë e madhe financiare”, Alibeaj: Protesta e Berishës ishte miting politik!

“PD forcë e madhe financiare”, Alibeaj: Protesta e Berishës ishte miting politik!

January 26, 2026
“Një demokrat më tha, pagova furgonin dhe militanët, por nuk vij më…”/ Lesi: Ramën e mban doktori në pushtet!

“Një demokrat më tha, pagova furgonin dhe militanët, por nuk vij më…”/ Lesi: Ramën e mban doktori në pushtet!

January 26, 2026
Del teoria e re nga PD: Rama shkoi në Izrael për t’i bërë presion SPAK-ut

Del teoria e re nga PD: Rama shkoi në Izrael për t’i bërë presion SPAK-ut

January 26, 2026
Izraeli rikuperon pengun e fundit në Gaza, përfundon agonia 843-ditëshe

Izraeli rikuperon pengun e fundit në Gaza, përfundon agonia 843-ditëshe

January 26, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Të tremb vota e popullit, jo ato 3 mijë veta,”, Beqiri: Protesta e PD, film i parë që nga viti ’91

January 26, 2026
Zjarr në një banesë në Lushnje, përfundon në spital një 12-vjeçare

Zjarr në një banesë në Lushnje, përfundon në spital një 12-vjeçare

January 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In