Debate të ashpra në mbledhjen e grupit parlamentarë të PD-së, ku në qendër të disktutimeve është vënë rezultati i zgjedhjeve në Dibër, ku PD humbi thellësisht. Deputeti Eduard Selami ka kërkuar thirrjen e Këshillit Kombëtarë të PD-së për të analiziar situatën e krijuar dhe rezultatin e zgjedhjeve.
Burime brenda kësaj mbledhje bëjnë të ditur se Selami ka kërkuar që të bëhet një analizë e pastër e kësaj humbje. Sipas tij, zgjedhjet në dibër u humbën edhe për gabimet e PD. “Këshilli Kombëtarë nuk u mblodh që të zgjidhte kandidatin. Pse duheshin aleatë ata që kanë qenë kundër PD. Të thirret Këshilli kombëtarë për të analizuar zgjedhjet”, citohet të ketë kërkuar Selami.
Sipas Selamit, “thelbi i humbjes është se me këtë lidership dhe me këto politika shqiptarët nuk na shohin si shpresë megjithë keqqeverisjen masive”
“4 humbje rradhazi elektorale dhe nuk është bërë asnjë analizë serioze dhe ti flet marrëzira – ka shpërthyer Selami, i cili i ka kujtuar Bashës se në Dibër u shfaq si aleat në krah të disa figurave qesharake në popull, që kanë nxjerrë vrer kundër PD. Nuk mund të shpjegohen humbjet vetëm me blerje votash. Ky fenomen ekziston në të gjitha partitë fatkeqësisht.”
Deputeti Selami e ka konsideruar si dëmtues për PD edhe flirtimin me LSI-në në fjalën e ashpër të mbajtur në mbledhjen e grupit parlamentar.
Debatet në mbledhjen e grupit të PD
Eduard Selami: Z.Kryetar, duhet analizuar me hollësi humbja e zgjedhjeve në Dibër. Kemi humbur prej gabimeve tona.
Lulzim Basha: Rezultati i zgjedhjeve padyshim që do të analizohet. Ne do të analizojmë çdo detaj që solli këtë rezultat.
Majlinda Bregu: Duhet të flasim hapur me njëri-tjetrin. Të flasim hapur se jemi në konfuzion total. A dini z.Kryetar që degët tona janë në bjerrje totale?
Eduard Selami: Kërkoj mbledhjen e Këshillit Kombëtar, për të diskutuar lidershipin e PD. Janë katër humbje radhazi dhe nuk është bërë asnjë analizë. Nuk mund të shpjegohen humbjet vetëm me blerjen e votave.
Majlinda Bregu: Nuk mund të vendosësh aleanca pa u diskutuar. Nuk mund të presim të na shkelë syrin LSI, as të na bëjë fushata Kreshniku. Unë nuk do pres fundin për të folur. Do doja shumë ta kuptoje këtë. Po s’e kuptove nuk është problemi im.
Roland Keta: Shefi i organizimit në PD është arrogant. Duhet të largohet.
Majlinda Bregu: Nuk mund t’i largohemi përgjegjësive.
Roland Keta: Eno Bozdo është arrogant me strukturat.
Arben Imami: Nuk erdha në fushate se kisha bindjen qe po nuk veprohej drejt.
Majlinda Bregu: Si ka mundësi që nuk shtuam asnjë votë. Dhe i mori të gjitha Rama. Si ka mundësi që gjithë ai përqendrim atje nuk shtoi një votë. Nuk bëhet dasma me krushq. Krushqit përcillen me gëzim. Do vazhdojmë të themi na vranë, na vodhën. Ky është fatalizëm. Dhe jo shprese. Në 2015-ën na shmangët nga fushata vendore. Kam shkuar vetë në Dibër dhe na hoqët nga lajmi. Si dikur Mehmet Shehun. Kjo parti fitoi në 2005-ën Kur vendosi të fitonte luftën me vetveten.
Eduard Selami: Kemi pasur shumë humbje radhazi dhe nuk është bërë asnjë analizë serioze. Duhet bërë analize e pastër për humbjen.
vijon
Zoti Selami kerkon te marre partine, kjo eshte e qarte! Pse nuk punuat me shume ju, apo pritet rezultatin e tani na beni si parimore… Zoti Basha, eshte ai qe zgjodhet vete ju ose me mire te thuash qe i bete amin Sali Berishes e Argites. Ne kete fushate qe u be, moret ate qe meritonit prej 25 vitesh ne Diber e kudo. Ky rezultat ju pret edhe 2017-n!!
S’keni c’te beni… duroni edhe nja 9-13 vjet ne opozite!!