Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, deklaroi sot se Forcat e Armatosura po ndërtojnë një urë në bashkinë Klos të qarkut të Dibrës që u shërben 7 fshatrave e mijera banoreve.
Ministrja Kodheli nëpërmjet statusit të saj në Facebook sot paradite shkruan: “Ka mbrojtje më të madhe se mbrojtja e jetës së nxënësve që shkojnë përditë në shkollë? Në urën e Klosit të merreshin mendtë të kaloje në këmbë, se me makinë as që bëhej fjalë”.
“Ura që po ndërtohet nga FA i shërben 7 fshatrave dhe mijëra banorëve, të cilët do të mund të shkojnë në shkollë, punë e spital më shpejt dhe me të sigurt”, shprehet Kodheli.