Dy persona kanë rënë në prangat e policisë në Dibër, pasi ushtronin dhunë ndaj bashkëshorteve, në prezencë edhe të femijëve të mitur. Panajot. T, 45 vjeç, banues në Bulqizë është arrestuar nga policia pasi bashkëshortja e tij ka bërë kallzim në komisariatin e Policisë Bulqizë për ushtrim dhune fizike dhe psikologjike ndaj saj edhe në prezencë të fëmijës së tyre të mitur.
Policia ka arrestuar në flagrancë edhe 34 vjeçarin Festim.D, banues në Burrel ndaj të cilit është bërë kallzim nga bashkëshortja për ushtrim dhune fizike dhe psikologjike ndaj saj si dhe dëmtim të orendive shtëpiake në prani të fëmijëve të tyre të mitur. Materialet proceduriale në lidhje me të dyja rastët i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Dhunë në familje”.
ma.me