• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

DIBER/ Polici që vrau kolegun ka kryer një tjetër krim 7 vite më parë

by A R
24/12/2017 17:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Efektivi që vrau kolegun dhe mikun e tij të ngushtë dy net më parë, në afërsi të Maqellarës në Dibër, ka kryer një tjetër krim shtatë vite më parë, po me armën e shërbimit

Por, asokohe, kolegët e tij e ndihmuan dhe e fshehën ngjarjen duke e kaluar gjithçka në heshtje. Shtatë vite më pas, punonjësi i Policisë Naim Muliu vrau me dy plumba pas qafe specialistin e IT-së, Ardian Roçi, i cili ishte punonjës civil në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër. Mësohet se krimi i rëndë po hetohet nga ekspertë të ardhur nga Drejtoria e Përgjithshme në Tiranë

Në prani edhe të Policisë së Peshkopisë, efektivi është marrë në pyetje fillimisht menjëherë pas ngjarjes, e më tej edhe ditën e djeshme. Sipas të dhënave, ai ka qenë në gjendje të dehur e për rrjedhojë dy dëshmitë e dhëna janë të ndryshme nga njëra- tjetra.
Ai ka pohuar se sapo kanë kaluar qytezën e Maqellarës dhe po udhëtonin drejt Peshkopisë, viktima Roçi ka nisur ta fyejë duke i përmendur nënën, gruan dhe të afërm të tjerë. Sipas pohimeve të Muliut në Polici, ai disa herë i është lutur të ndalte zhargonin fyes, sepse kurrë nuk i kishte ndodhur ta fyenin në këtë mënyrë.

“Ardiani lëshoi ndaj meje një fjalor që nuk e kisha dëgjuar kurrë në jetë. I thashë: Të lutem, mos fol me këtë gjuhë. Unë nuk duroj të shahem në këtë mënyrë. Ju e dini se nuk kam duruar askënd të më fyejë kaq rëndë. Ai u bë agresiv dhe për një moment m’u errën sytë. Nxora pistoletën dhe e qëllova dy herë. Ra mbi timon. E nxora nga makina dhe e vura në vendin ku isha unë. Lëviza me shpejtësi drejt spitalit. Pasi e çova në urgjencë, zbrita në një pikë karburanti dhe i tregova dikujt çfarë bëra. Prej këtu shkova në Komisariat dhe u dorëzova”, është shprehur Muliu për grupin hetimor.

Në deklaratën e dytë të dhënë, ai është shprehur se “ishim të pirë të dy, jam penduar për vrasjen e shokut të ngushtë”. Burime nga Policia bënë të ditur se viktima dhe autori njiheshin si persona që e tejkalonin dozën e alkoolit.

Madje, në gjendje të dehur dyshohet se efektivi kreu edhe krimin shtatë vite më parë, por fatmirësisht i plagosuri shpëtoi me një plumb në këmbë. Ngjarja ndodhi në një pikë servisi elektroshtëpiakesh në pronësi të tij. Klienti i është ankuar se nuk ia kishte rregulluar një defekt në televizor, ndonëse e kishte paguar.

Pas debatit mes tyre, punonjësi i Policisë ka nxjerrë armën duke e qëlluar atë. Fatmirësisht, i plagosuri shpëtoi, ndërsa sipas të dhënave, kolegët e tij të Peshkopisë e fshehën krimin dhe Muliu nuk u arrestua /Panorama

Vktima  Ardian Roçi

Next Post
Ziso: Do kandidoj i pavarur më 2017, do legalizoj drogat e lehta, 10 mijë naçu do më votojnë

Kastro Zizo: Dështova me 2 martesa, tani e treta e vërteta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas Vlorës, urdhër evakuimi edhe për banorët e Sukthit dhe Katundit të Ri në Durrës

Pas Vlorës, urdhër evakuimi edhe për banorët e Sukthit dhe Katundit të Ri në Durrës

January 8, 2026
“Ne nuk jemi noterë të SPAK”, Rama për Ballukun: 16 mijë faqe s’janë prova, por arkiv! USB-në s’e ka tërhequr askush

VIDEO / Situata në Novoselë, reagon Rama: Të gjitha strukturat në gatishmëri

January 8, 2026
Dyshohet të ketë braktisur dy fëmijët e mitur, nis hetimi për 26-vjeçaren

Dyshohet të ketë braktisur dy fëmijët e mitur, nis hetimi për 26-vjeçaren

January 8, 2026
Lumi Erzen çan argjinaturën: Evakuohen banorët në Katund të Ri, 2500 hektarë tokë nën ujë

Lumi Erzen çan argjinaturën: Evakuohen banorët në Katund të Ri, 2500 hektarë tokë nën ujë

January 8, 2026
Jepet urdhër për evakuim urgjent në Novoselë! Në Durrës shënohet viktima e parë nga përmbytjet

Jepet urdhër për evakuim urgjent në Novoselë! Në Durrës shënohet viktima e parë nga përmbytjet

January 8, 2026
Java nis me reshje, policia u bën apel shoferëve për qarkullimin

Moti i keq pushton vendin, policia në gatishmëri: Akset ku zinxhirët janë të detyrueshëm

January 8, 2026
Sa miliardë dollarë vlen Groenlanda? Pasuritë e fshehura dhe precedenti i Luizianës

Sa miliardë dollarë vlen Groenlanda? Pasuritë e fshehura dhe precedenti i Luizianës

January 8, 2026
Përndiqte dhe kanoste në rrjetet sociale 37-vjeçaren, arrestohet 28-vjeçari

Përndiqte dhe kanoste në rrjetet sociale 37-vjeçaren, arrestohet 28-vjeçari

January 8, 2026
Balluku: Strukturat në gatishmëri, njësitë operative punojnë pa ndërprerje në gjithë vendin

Balluku: Strukturat në gatishmëri, njësitë operative punojnë pa ndërprerje në gjithë vendin

January 8, 2026
Shtoi sanksionet ndaj Rusisë, Trump: Ishte koha, bisedimet me Putinin nuk po shkojnë askund!

Zbulohet prapaskena e vitit 2019: Rusia i propozoi Trump-it shkëmbimin e Maduros me Ukrainën

January 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In