Policia ka vendosur në pranga 24 orë, pasi e shpalli në kërkim Sulejman Islamin 42 vjeç, pasi akuzohet për trafik droge në drejtim të Maqedonisë. Sipas policisë, Sulejman Islami është një nga autorët e dyshuar që po transportonte me kalë 122 kg kanabis në drejtim të Maqedonisë.
Operacioni është zhvilluar nga Policia Kufitare Bllatë në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve në Dibër. Policia deklaron se priten arrestime të tjera, konkretisht të personit që është organizator dhe personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.