Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka zbarkuar ditën e sotme në zyrat e Arsimit në Dibër, ku dyshohet se po kryhen kontrolle në lidhje me një mësues që jetonte në Angli, por që vijonte të merrte rrogën si mësues në Dibër.
Rasti i mësuesit ishte denoncuar edhe më parë dhe kishin nisur hetimet, por për arsye që nuk dihen ende, Prokuroria Dibër pushoi hetimet.
Për këtë arsye hetimet janë përqendruar edhe në Prokurori. Operacioni është ende në vijim dhe për momentin nuk dihen të tjera detaje.
/m.j