Kreu i PD-së, Lulzim Basha nga takimi elektoral në Dibër ka ftuar shqiptarët të votojnë PD dhe bashkimin më të madh të opozitës në këto 27 vite. Ai ka leshuar akuza te forta ndaj kryeministrit Rama duke e etiketuar “Edi tuta” dhe ka kërkuar nga dibranët dhe gjithë shqiptarët të mos hedhin asnjë votë dëm duke ua dhënë partive të vogla.
“Asnjë votë PDIU-së që ka hyrë më kokë në qypin e turshive, ta dinë ata, më mirë hidhini në Drin votat se me ua dhënë këtyre, atje do e hajë në ndonjë peshk i vogël, asnjë votë për Ramën dhe Beqen, asnjë votë për partitë e tjera”- tha Basha.
ma.me