Efektivët e policisë së Dibrës kanë gjetur dhe asgjësuar rreth 960 rrënjë bime kanabis sativa në vendin e njohur si Zabelet e fshatit Shimçan.
300 rrënjë ishi të kultivuara në parcela të çrregullta ndërsa 600 të tjera në kubikë. Bimët janë asgjësuar në vend me anë të djegies, ku një pjesë e tyre u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Policia vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve./java/a.k