• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Diaspora, nga ‘rezervuar votash’ në partner kombëtar, fundi i epokës së fasadës

by Alban Daci
31/03/2026 22:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alban Daci

Marrëdhënia e shtetit shqiptar me diasporën ka hyrë në një cikël vicioz që përsëritet sa herë që fryjnë erërat e zgjedhjeve. Në fjalorin e bukur të politikës, diaspora cilësohet si “pasuria më e madhe e kombit”, por në realitetin institucional, ajo mbetet një subjekt i keqpërdorur për fasadë. E ftuar në tryeza festash për t’i dhënë ngjyra patriotike imazhit të pushtetit, por e përjashtuar nga tryezat ku merren vendimet e mëdha, diaspora sot gjendet përballë një zgjedhjeje: të vazhdojë të pranojë rolin e dekorit, apo të kërkojë statusin e partnerit strategjik.

Ky raport duhet të jetë konkret, përfshirës dhe, mbi të gjitha, i ndërtuar mbi respektin reciprok. Përdorimi për fasadë nga qeveritë apo keqpërdorimi nga forcat politike në kohë fushatash nuk krijon një atmosferë vlerësimi, por prodhon mosbesim dhe indiferentizëm. Për dekada me radhë, partitë politike kanë vazhduar ta konsiderojnë diasporën thjesht si një nevojë në kohë të vështira për mbështetje politike apo për vota. Sapo nevoja e halli i politikës kalon, këta qytetarë braktisen përsëri në habitatin e tyre, duke u konsideruar sërish si “të largët”.

Ky trajtim ka krijuar një krizë të thellë besimi; brezat e rinj të emigrantëve, të rritur me standardet e meritokracisë në Perëndim, nuk mund të ushqehen më me retorikë romantike, por kërkojnë transparencë dhe efikasitet.

Shqipëria ka nevojë urgjente për një projekt serioz kombëtar të përfshirjes së diasporës në proceset e rëndësishme të integrimit. Por, ky integrim nuk mund të jetë i sinqertë pa i dhënë asaj të drejtën e përfaqësimit aktiv në jetën politike. Diasporë me përfaqësim do të thotë edhe diasporë me përgjegjësi. Kur bashkatdhetarët tanë bëhen pjesë e vendimmarrjes, ata nuk janë më thjesht vëzhgues kritikë nga larg, por marrin mbi supe peshën e zhvillimit të vendit. Kjo do të thotë respekt reciprok dhe marrje në konsideratë për potencialet reale intelektuale, ekonomike dhe diplomatike që ky grup disponon.

Është koha që politika të kuptojë se diaspora nuk mund të jetë më një “ndihmë emergjence” apo një dekor fushate. Duhet të kalojmë nga “festat e sinqerta” te mekanizmat konkretë ku kapitali i tyre intelektual vihet në shërbim të shtetformimit. Shqipëria nuk e ka luksin të mbajë gjysmën e trurit dhe të zemrës së saj jashtë proceseve integruese. Nëse duam që diaspora të mos mbetet thjesht një statistikë dërgesash monetare, duhet të kalojmë nga “fasada” te “përfshirja reale”. Çdo vonesë tjetër vetëm sa do të thellojë hendekun, duke e kthyer indiferentizmin në një ndarje të pakthyeshme mes atdheut dhe bijve të tij.

Next Post
Aksident me disa të plagosur në aksin Fier-Patos, ‘Wolsvagen’ dhe ‘Tuareg’ përplasen ‘kokë më kokë’

Aksident me disa të plagosur në aksin Fier-Patos, ‘Wolsvagen’ dhe ‘Tuareg’ përplasen ‘kokë më kokë’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbështesim institucionet demokratike!”, Presidenti Begaj uron konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Shqipëria 17 vjet në NATO, Begaj: Moment historik për sigurinë dhe sovranitetin tonë

April 1, 2026
BB: Ura e Viroit hapet në prill, gati dokumentet për 12 projekte të tjera

BB: Ura e Viroit hapet në prill, gati dokumentet për 12 projekte të tjera

April 1, 2026
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

Skënder Hita në krye të Policisë, Vangjeli: Në përzgjedhjen e tij kishte prani ndërkombëtare

April 1, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Erion Braçe dhe sfida ndaj politikës së mbyllur

April 1, 2026
Armë zjarri, municion luftarak dhe kokainë në banesë, arrestohet në flagrancë 59-vjeçari

Armë zjarri, municion luftarak dhe kokainë në banesë, arrestohet në flagrancë 59-vjeçari

April 1, 2026
Dalja në pension/ Ja kostoja për pagimin e sigurimeve për plotësimin e viteve të punës

Bizneset i kanë borxh shtetit 2 miliardë euro, kryesojnë tatimfitimi dhe TVSH-ja

April 1, 2026
17 vite në NATO, Shqipëria përgatitet të presë për herë të parë Samitin në rajon

17 vite në NATO, Shqipëria përgatitet të presë për herë të parë Samitin në rajon

April 1, 2026
33 ditë luftë në Iran, Trump: Tërhiqemi brenda 2-3 javësh, me apo pa marrëveshje…

33 ditë luftë në Iran, Trump: Tërhiqemi brenda 2-3 javësh, me apo pa marrëveshje…

April 1, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Reagimi i Erion Braçes, qëndrim politik! Kërkon të trondisë konformizmin

April 1, 2026
Tragjedi në Krime, rrëzohet avioni rus, humbin jetën 29 persona

Tragjedi në Krime, rrëzohet avioni rus, humbin jetën 29 persona

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In