• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Diaspora”/ Balla tur në SHBA: Vota e shqiptarëve në Miçigan e rëndësishme, sherrin e Tiranës të mos e sjellim këtu!

by B K
25/01/2025 16:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, po vijon turet e tij jashtë vendit, teksa aktualisht ndodhet në SHBA, ku u kërkoi shqiptarëve të komunitetit të madh të Miçiganit që të regjistrohen dhe të votojnë sa më të shumtë në numër.

Në fjalën e tij Balla deklaroi se Shqiptarët e Amerikës rol të rëndësishëm dhe urë lidhëse mes Shqipërisë dhe SHBA. Balla i kërkoi diasporës që tha ashtu siç ishin vendimtarë në votën për fitoren e Trump në Miçigan, të njëjtin rol duhet të kenë edhe në shtetin amë.

“Vota e shqiptarëve të Miçiganit ishte një votë determinuese edhe në zgjedhjet e fundit presidenciale këtu në SHBA. Këtë e ka thënë dhe vetë Trump, por dhe një pjesë e njerëzve që kanë punuar me të gjatë fushatës në Miçigan dhe më treguan që shqiptarët për shkak të numrit të lartë kanë qenë deçizive për rezultatin e tij”, u shpreh ministri socialist.

Balla u dha përgjigje edhe polemikave që i kanë paraprirë vizitës së tij në Miçigan, duke lënë ndasitë anash.

“Kam parë e kam takuar shumë prej jush këto ditë që janë regjistruar e po regjistrohen dhe besoj që nga Miçigani apo diaspora e shqiptarëve të Amerikës më 11 maj do numërohen shumë vota, por përsëri insistoj që të jemi sa më shumë. I kam ndjekur shumë këto diskutimet dhe doja që edhe miqtë tanë bashkatdhetarët tanë që u desh të mbërdhinin së ftohti nja një orë përjashta të kishin marrë pjesë edhe ata këtu bashkë me ne e të jemi bashkë siç thoshte Gjergj Fishta: ‘Vërtetë ne kemi Bajram e Pashkë, por shqiptarinë e kemi bashkë’. Ne partitë i kemi veçmas por Shqipërinë e kemi bashkë. Ne nuk duam kurrë që sherrin e Tiranës ta transferojmë në Miçigan edhe pse e di fare mirë që këto bëhen për politikën e ditës. Meqë kemi shumë kolonjarë këtu po përmend edhe Faik Konicën që thoshte sharjet kundërshtarit të bëjnë nder. Në këtë aspekt i mirëkuptoj edhe kundërshtarët tanë. Nuk e kisha për politikë ftesën që i bëra një përfaqësueseje të PD para pak ditësh në një emision që të vijmë bashkë dhe ju të na dëgjoni. Por kjo historia kur ishim në Nju Jork bashkë me kryeministrin na hynë nja dy si diversantë dhe bërtisnin. Pse duhet ta bëjnë këtë? Ne do ju shpjegojmë si votohet dhe natyrshëm unë do ju shpjegoj përse t’ i jepni një mandat Edi Ramës dhe Partisë Socialiste. Jam shumë i sigurt që një ditë do kemi kongresmenë, senatorë, kryetarë bashkie nga shqiptarët e Miçiganit, por kjo do ndodhë vetëm nëse ne do bëhemi bashkë”, deklaroi Balla.

Ai u kërkoi shqiptarëve të konsiderojnë edhe investimet në Shqipëri duke u sjellë shembull sipërmarrësit e suksesshëm që takoi këto ditë në Miçigan.

Balla tha se fluturimi i parë direkt Shqipëri-SHBA do të realizohet këtë vit dhe shpreson që një ditë të ketë edhe me destinacion Miçiganin për shkak të numrit të madh të shqiptarëve që jetojnë në këtë shtet.

“Do duhet të përfshijmë edhe Miçiganin por udhëtimi i parë Tiranë-Nju Jork me avion do ndodhë brenda 6 muajve të parë të këtij viti. Mezi pres të kemi dhe një fluturim Detroit-Tiranë, por ky i pari është fakt, ky i dyti është premtim. Edhe në aeroportin e Vlorës që do hapet brenda verës së këtij viti dhe ka një pistë që mundëson fluturimet ndërkontinentale është në plan biznesi një fluturim me SHBA. Tani e do jetë nga Nju Jorku apo shtet tjetër e shkakton biznesi dhe numri i pasagjerëve por e rëndësishme është që do kemi një lidhje më të fortë dhe më direkte mes Shqipërisë dhe shqiptarëve që jetojnë këtu në SHBA”, theksoi ai.

Balla foli edhe për nismën e qeverisë për t’i mësuar shqip çdo fëmije me të paktën një prind shqiptar.

“5 mijë abetare do të shpërndahen këtu. Një sipërmarrës mori përsipër t’i shpërndajë falas”, shpjegoi kreu i politik i PS për Diasporën.

Sa i takon përfaqësimit në zgjedhje të diasporës, Balla tha se do donim ta kishim edhe prej këtu një deputet të Partisë Socialiste. Si në çdo takim tashmë, Balla u shpjegoi me pak hapa se si bëhet regjistrimi dhe cilat gabime duhet të shmangin.

“Këtu në SHBA më thanë që adresa është edhe në patentë, por kujdes. Nëse ti e ke ndryshuar adresën do duhet të vësh dokumentin ku ke adresën e re. Sepse ajo që kanë bërë gabim shumë prej atyre që kanë aplikuar deri tani është se vënë një dokument me një adresë të vjetër dhe në fund kur plotësohet adresa ku do vijë zarfi ti vendos një tjetër. Nëse këto të dyja nuk përputhen aplikimi refuzohet nga KQZ. Ju lutem aplikoni me dokumentin e skaduar nëse ju ka mbaruar afati, por jo ajo pasaporta e 1992-it. Nëse e bën aplikimin kësaj jave brenda dy javësh të vjen (dokumenti i rinovuar). Ajo që kemi shumë muaj që e themi është që të mundësojmë hapjen në Detroit të një konsullate shqiptare dhe më vjen mirë që kam pasur nga ju dhe nga teqeja edhe nga konsulli i nderit ofertën që ndërtesa ku do jetë konsullata të ofrohet nga këtu, kostot e tjera i paguan qeveria dhe kështu të mundësojmë që të jetë këtu një pikë e përhershme për aplikimin”, përfundoi Balla mesazhin e tij para shqiptarëve të komunitetit të madh të Miçiganit.

Next Post
Pse po shtohen sëmundjet autoimune? Dyfishim të rasteve tek të rinjtë

Pse po shtohen sëmundjet autoimune? Dyfishim të rasteve tek të rinjtë

Comments 1

  1. Anonymous says:
    12 months ago

    Edhe 5 miljon abetare,po te shperndani,ju hajdutve nuk ju voton kushe,ju jeni hajdute e plackites te parave te taksa paguesve.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

January 17, 2026
Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

January 17, 2026
Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

January 17, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Trump fton Ramën në ‘kabinetin’ e tij për Gazën, tronditet Berisha

January 17, 2026
“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

January 17, 2026
“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

January 17, 2026
“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

January 17, 2026
Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

January 17, 2026
Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

January 17, 2026
“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In