• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Diana Mile reagon ndaj Artan Shkëmbit: Punove kundër së majtës në Pogradec

by
18/08/2015 10:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kandidatja e mazhorancës në zgjedhjet vendore të 21 Qershorit për bashkinë e Pogradecit, Diana Mile ka reaguar pas deklaratave të bëra nga ish-kryebashkiaku Artan Shkëmbi.

Ky i fundit, në analizën e tij për humbjen e kësaj bashkie nga e majta në 21 qershor, bënte përgjegjëse kandidaturën dhe organizimin e të majtës,.

Në një reagim dërguar dje në gazetën ‘DITA’, Mile shkruan se: “Dje lexova, analizën e zgjedhjeve për bashkinë e Pogradecit nga ish kryetari i saj. Ashtu siç shprehet ish-kryetari, “Këtë gjithkush e ka kuptuar në Pogradec…” Gjithkush e ka kuptuar dhe jo vetëm në Pogradec, që këtu u bë Pazar nga drejtuesit, ku ishte dhe ai pjesë, ndërkohë që 16 024 banorë votuan ndershmërisht kandidaturën time, të ASHE-së. Kandidaturë e mbështetur fort nga kryeministri dhe kryetari i Kuvendit ishte e përshtatshme edhe për 16 mijë bashkëqytetarë të mi që unë i falënderoj. Kjo kandidaturë ishte e papërshtatshme për pazarxhinjtë e Pogradecit, përfshi edhe ish kryetarin që u bë personi shkaktar i betonizimit të qytetit.”

Ajo vijon më tej me akuza ndaj ish-kryebashkiakut duke thënë se nuk ka punuar asnjë ditë për fitoren e së majtës.

“Ju zoti ish kryetar nuk punuat asnjë ditë pro fushatës së përbashkët PS-LSI sepse do punonit për veten.

Zoti ish kryetar e dinte që unë kam strukturuar bashkinë në mandatin e tij të parë, (mandat i suksesshëm që ja shiti këtij qyteti për 12 vjet), hartova dhe miratuam në bashkëpunim me qeverisjen qendrore, maj 2005, një plan të qendrës së Pogradecit në funksion të turizmit të cilën ish-kryebashkiaku nuk e vuri asnjëherë në zbatim për t`i hapur rrugë bashkëpunimit me kryetarin e sapozgjedhur të bashkisë së Pogradecit Eduard Kapri, për të zaptuar hapësira publike, për të prerë pemë, për të flakur rëndom në lulishte bustet e dy heronjve të Pogradecit, për të zbehur dhe cenuar imazhin e katedrales së re duke ndërtuar vetëm pallate 12 katësh” shprehet Mile.

Në fund ajo thotë se pazari në Pogradec vijon edhe pas zgjedhjeve të 21 qershorit.

“Nëse ju aludoni për kandidaturën time, përse kryetarja e këshillit bashkiak mori vetëm 16 vota nga 21 këshilltarë të koalicionit të majtë…ai votim ishte pjesë e pazarit ku ju ishit i përfshirë. Me kontributin tim individual i shërbej qytetit tim edhe pas humbjes së këtyre zgjedhjeve. Ku jeni ju nga dita që dhatë dorëheqjen… merakosem për këtë Shqipëri se si ta lanë ty në dorë të zbatoni reformën historike, administrativo-territoriale. Opinioni juaj që Pogradeci nuk është bastion i majtë nuk përputhet me profesionin tuaj të hershëm si matematicien. E për të mos vazhduar shumë gjatë po ju kujtoj dorëheqjen time në vitin 2006 dhe të gjithat kundërshtitë e hapura kundër asaj që bëje dhe dëmtonte qytetin tim, thonë që: Ndjenja më e keqe është inati”, përfundon reagimin e saj Diana Mile.

Next Post

Ferrari krijon një përbindësh që ja kalon Bugattit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

March 5, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

March 5, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Shkëputja e Iranit nga BRICS, efekte afatgjata për SHBA”/ Bimo: Izraeli kërkon ta copëtojë në shtete të vogla

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In