Dialogu i filluar në mars të vitit 2011 në mes Kosovës dhe Serbisë, nuk dihet se kur do të marrë fund. Bashkimi Evropian nuk do ta kufizojë afatin kohor se sa do të zgjas ky procesi. Kështu, të paktën konfirmojnë për Tribuna Channel, zyrtarët e këtij institucioni.
Me gjithë deklarimet që ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, i bëri ditë më parë se Kosova dhe Serbia duhet të mendojnë një afat kohor se sa do të zgjasë dialogu, BE si lehtësuese thotë që u takon palëve që të vendosin se cili do të jetë objekt i diskutimit mes tyre.
Edhe sa i përket përfaqësimin të palëve në dialog, BE nuk do të përzihet, duke ua lënë përgjegjësin palës kosovare e asaj serbe që ta dërgojnë këdo që dëshirojnë në bisedimet trepalëshe, cituar nga Express. (b.an)