Në mënyrë që dialogu i Beogradit dhe i Prishtinës të përshpejtohet e të jetë më efikas, por shqyrtohen opsionet që negociatat të udhëhiqen vetëm në nivelin kryeministror, pa raunde teknike bisedimesh dhe që procesi të transferohet nga Shërbimi për Politikë të jashtme të BE-së në Drejtorinë e saj për zgjerim, transmeton Koha.net.
Kështu ka thënë për gazetën e Beogradit “Veçernje Novosti” analisti Dushan Janjiç duke komentuar deklaratën e Hashim Thaçit “se Prishtina është gatshme që ta ngre në nivel më të lartë dialogun me Beogradin”.
“Qëllimi është që bisedimet të thjeshtohen. Ideja se BE, brenda sektorit që e udhëheq komisari për zgjerim Johannes Hahn, të hapë Zyrë për përcjellje të dialogu e cila nuk do të përzihej në marrëveshjet politike të dy palëve, por raportet e veta do t’ia dorëzonte Hahnit i cili “do të rrafshonte” gjendjen: u morët vesh, bëjeni! (b.an)