• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Dialogu Thaçi-Vuçiç dhe teza e çmendur e shtetit etnik

by S M
11/08/2018 23:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Shumëkush e kujton pa ndonjë farë mundimi, këshillën historike që u është dhënë shqiptarëve nga miq e armiq, gjatë gjithë shekullit të shkuar, kur punët në Ballkan e Europë ndodheshin në zgrip: mos evokoni Shqipërinë etnike, mos e përmendni, madje as në ëndërr mos e shihni, sepse është një ide e keqe, një shpresë e kotë, një dëshirë që shkatërron paqen, stabilitetin dhe të ardhmen tuaj e të tjerëve rreth jush! Na e kanë thënë këtë aq shpesh, saqë breza të tërë shqiptarësh janë rritur me gogolin e Shqipërisë së Madhe në subkoshiencën e tyre.

Qëllimi i kësaj propogande të fortë që ushtrohej mbi Shqipërinë e Madhe, e cila të përfshinte të gjitha viset ku jetonin shqiptarë, bazohej mbi një parim themelor të marrëdhënieve mes shteteve, pas dy luftrave botërore, kur edhe morën trajtë të qëndrueshme kufinjtë në Europë: mosndryshimi i kufinjve sipas kritereve etnike. Arsyeja është më e thjeshta e imagjinueshmja. Nëse ndodh që evropianët t’i kthehen projektit të shtetit etnik, kontinenti praktikisht duhet të nisë një luftë të tretë botërore. Të gjitha vendet evropiane kanë probleme me fqinjët, të gjithë kanë pakica matanë kufinjve të tyre. Aq më tepër Ballkani, fuçia e vjetër e barutit, ku etnitë janë pleksur mes tyre në një lëkurë leopardi që s’ka Zot ta deshifrojë.

E pra mesa duket erdhi koha që liderët e Ballkanit, ta hedhin hapur idenë e shtetit me bazë etnike. E ka bërë këtë, siç raportojnë mediat, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, e pas tij edhe ministri i jashtëm serb Daçiç, që ka dalë hapur në favor të idesë së shkëmbimit të territoreve me Kosovën, me qëllim që secila palë të grupojë në kufinjtë e saj etninë e vet.

“Unë jam në favor dhe kjo është politika ime për ndarjen me shqiptarët, sepse të kemi një territor që nuk dihet se kush e trajton atë dhe se kujt i përket, është gjithmonë një burim konfliktesh të mundshme. Nuk e fsheh një synim të tillë, por nuk dihet nëse këtë do ta pranojë populli serb apo jo, dhe nëse do të ketë sukses, kjo nuk varet vetëm nga Serbia”, ka thënë presidenti Serb. Duke artikuluar një tezë e cila, siç po thuhet me dhjetra herë këto orë, prodhon riskun më të madh të imagjinueshëm të një efekti domino, i cili do të shkaktonte një luftë me përmasa, aktorë dhe pasoja tërësisht të paparashikueshme. Me precedentin Thaçi-Vuçiç në xhep, çdo vend i botës mund të reklamonte të drejtën për të grupuar rreth vetes territore e etni të ndodhura jashtë kufirit të vet shtetëror. A nuk u përdor edhe Kosova si precedent nga Rusia, kur aneksoi Krimenë?!

Nxitimi i ministrit të jashtëm serb Daçiç, për të përkrahur deklaratat e Vuçiç, në prani të zëdhënëses së ministrisë së jashtme ruse e cila po viziton Beogradin, tregon sesa e gatshme është Serbia që ta fusë edhe një herë në lotarinë e bisedimeve çeshtjen e integritetit territorial të Kosovës. Daçiç ka deklaruar madje se tani që po rikthehet në tryezë çeshtja e ndryshimit të kufinjve, më në fund qëndrimi historik i Serbisë kundër ndërhyrjes perëndimore në Kosovë, ka dalë i fituar. Një shpagim i vonuar “moral” për këtë delfin të dikurshëm të Millosheviçit, por situata që po projektohet shkon shumë përtej këtyre detajeve.

Me afirmimin e hapur të dëshirës për të korrigjuar kufinjtë shtetërorë sipas linjave etnike, lidershipi serb po shkel në një tokë të minuar. Dëshira e Hshim Thaçit për t’i shkuar pas, qoftë edhe nga pozitat e tij, kësaj ideje të çmendur, e bën të rrezikshme klimën që po përvijohet. Nëse procesi i dialogut Kosovë-Serbi kryhet i pamonitoruar nga palë të treta dhe pa një listë “vijash të kuqe”, siç ka qenë tradicionalisht rasti kur kanë folur serbë dhe shqiptarë, produkti mund të jetë eksploziv për sot dhe për nesër. Për fat të keq, Europa dhe SHBA duken të ndara momentalisht në këtë pikë. Mesa duket për shkak të diplomacisë akrobatike të Donald Trump, i cili pasi zhvendosi ambasadën amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem dhe pasi po bën pirueta të pashpjegueshme sa me Iranin, apo me Korenë e Veriut, tani ndoshta mund të jetë duke i hapur rrugë një eksperimenti të rrezikshëm në Ballkan.

T’i lësh kufinjtë e rajonit në dorë të elitës aktuale politike, është njëlloj si të lësh bombën atomike në dorën e Kim Jon Un-it. Dy liderë me një nivel aq të thellë mosbesimi mes tyre dhe që përfaqësojnë dy popuj me një armiqësi të thellë dhe interesa historikisht kryekëput të kundërta, janë dyshja më e papërshtatshme për t’u marrë me një materie kaq delikate e eksplozive, siç janë kufinjtë.

Aleksandër Vuçiç dhe Hashim Thaçi s’mund të marrin në dorë lapsin e vizatimit të hartës së Ballkanit. Sidomos nëse do të duan ta vizatojnë atë sipas kritereve etnike, siç po deklarojnë së fundi. Sepse pasojat e një lodre të tillë të rrezikshme, shkojnë parimisht përtej çdo imagjinate të një njeriu normal.

Next Post
Tërmet i fortë në Gjirokastër, për fat pa pasoja

Vijon paniku nga tërmetet, regjistrohen 10 lëkundje të tjera gjatë natës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të rinjtë shkaktojnë më shumë aksidente sipas INSTAT/ Ekspertët: Shkak, edukimi i dobët. Duhen rritur gjobat

Të rinjtë shkaktojnë më shumë aksidente sipas INSTAT/ Ekspertët: Shkak, edukimi i dobët. Duhen rritur gjobat

April 4, 2026
Si po ndikon lufta në Lindjen e Mesme në energji, tregti dhe financa? Analistët: Menaxhimi i situatës në stilin COVID

Si po ndikon lufta në Lindjen e Mesme në energji, tregti dhe financa? Analistët: Menaxhimi i situatës në stilin COVID

April 4, 2026
Drejtori për zgjerimin në KE vlerëson Shqipërinë dhe Malin e Zi: Përparim të paprecedentë në negociata

Drejtori për zgjerimin në KE vlerëson Shqipërinë dhe Malin e Zi: Përparim të paprecedentë në negociata

April 4, 2026
Irani sulmon anijen izraelite në Ngushticën e Hormuzit, Gjiri Persik në flakë

Irani sulmon anijen izraelite në Ngushticën e Hormuzit, Gjiri Persik në flakë

April 4, 2026
U ekstradua nga Italia, GJKKO liron nga burgu Ilia Ndokën, kushëriri i ish-deputetit të PS-së

U ekstradua nga Italia, GJKKO liron nga burgu Ilia Ndokën, kushëriri i ish-deputetit të PS-së

April 4, 2026
Depozitat e shqiptarëve arrijnë nivel rekord, BSH: 2025 mbyllet me 1.48 trilionë lekë në llogaritë e qytetarëve

Banka e Shqipërisë: Emigrimi godet ekonominë dhe rrit presionin në inflacion

April 4, 2026
Shembet ndërtesa e braktisur në Greqi, vdes kalimtarja, plagosen dy fëmijët e saj

Shembet ndërtesa e braktisur në Greqi, vdes kalimtarja, plagosen dy fëmijët e saj

April 4, 2026
Breshëri sulmesh, sistemet e mbrojtjes ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe reagojnë ndaj 79 raketave dhe dronëve iranianë

Breshëri sulmesh, sistemet e mbrojtjes ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe reagojnë ndaj 79 raketave dhe dronëve iranianë

April 4, 2026
Pushimet pranverore po bëhen gjithnjë e më popullore në Kinë

Pushimet pranverore po bëhen gjithnjë e më popullore në Kinë

April 4, 2026
Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e para gjysmëfinale më 8 prill

Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e para gjysmëfinale më 8 prill

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In