• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Dialogu Kosovë- Serbi vazhdon, por s’dihet se kur rifillon

by Ylli Dylgjeri
04/01/2016 11:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel do të vazhdojë, por se kur do të nisë, nuk dihet ende. Njohësit e rrethanave politike thonë se dialogu nuk duhet të vazhdojë pa u zgjidhur kriza politike në vend. Ndërkohë zyrtarët qeveritar thonë se dialogu do të vazhdojë ngase është në interesin e Kosovës. E vetë kryeministri Isa Mustafa ka thënë se para se të nisë dialogu pret nga Brukseli që fillimisht të ketë një përgjigje pozitive për liberalizimin e vizave.

Brukseli zyrtar ka paralajmëruar që dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të nisë menjëherë në fillim të vitit 2016. Për vazhdimin e dialogut flasin edhe zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, por se kur do të nisë raundi i ri, nuk dihet ende. As vetë kryeministri Isa Mustafa nuk është i sigurt se kur do të vazhdojë dialogu.

Në konferencën e fundvitit, Mustafa tha se fillimisht pret nga Brukseli përgjigje pozitive për liberalizimin e vizave. “Duhet ta kemi edhe ne një përgjigje pozitive nga Bashkimi Evropian se edhe kërkesat dhe nevojat e Kosovës po merren parasysh dhe mos të fitohet përshtypja se edhe BE-ja po punon në mënyrë të njëanshme”, ka thënë Mustafa. Njohësit e rrethanave politike thonë se dialogu në Bruksel nuk duhet të vazhdojë pa u zgjidhur kriza politike. Zyrtarët e Kosovës kanë theksuar se temat e dialogut do të jenë lidhur me implementimin e marrëveshjeve të arritura në fushën e lëvizjes së lirë, diplomave dhe kadastrës. Kurse në anën tjetër, zyrtarët e Serbisë, kanë përmendur tema të tjera. Pas marrëveshjes për krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë, sipas tyre, në tavolinën e bisedimeve mund të shtrohen edhe statusi i pronësisë së Kishës Ortodokse serbe, pronat publike dhe private të serbëve, personat e pagjetur dhe njohja e diplomave universitare.

Next Post

NISMA: Protesta e 9 Janarit do të jetë veç fillimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Propozimi i PS, avokati zbulon ‘prapavijën’: SPAK nuk mund t’i drejtohet më GJKKO për pezullime

February 16, 2026
Berishën nuk e ftojnë as në Kosovë, pse e kanë ‘karantinuar’?!

Berishën nuk e ftojnë as në Kosovë, pse e kanë ‘karantinuar’?!

February 16, 2026
KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

Ish-prokurori: Reforma në Drejtësi ka dështuar, 200 mijë dosje janë të mbartura

February 16, 2026
“U helmua nga toksina e bretkosës”, reagon nëna e Alexei Navany: E dija që e kanë vrarë

“U helmua nga toksina e bretkosës”, reagon nëna e Alexei Navany: E dija që e kanë vrarë

February 16, 2026
Dialogu ka dështuar, kërkohet vetëm fajtori

Koha për një ‘rivendosje’ në marrëdhëniet e Kosovës me BE-në

February 16, 2026
‘Kosova e burgosur’! Monumenti ‘Newborn’ në Prishtinë rrethohet me kangjella hekuri si burgu për ish-krerët e UÇK

‘Kosova e burgosur’! Monumenti ‘Newborn’ në Prishtinë rrethohet me kangjella hekuri si burgu për ish-krerët e UÇK

February 16, 2026
Pezullimi i vizave/ Sekretari Rubio nga Hungaria: Hiqen për ata që veprojnë kundër interesave të SHBA-ve

Pezullimi i vizave/ Sekretari Rubio nga Hungaria: Hiqen për ata që veprojnë kundër interesave të SHBA-ve

February 16, 2026
Pr.ligji kundër pezullimit të ministrave/ Analisti Meçe: Kushtetuesja, e paaftë, duhet zgjidhje politike

Pr.ligji kundër pezullimit të ministrave/ Analisti Meçe: Kushtetuesja, e paaftë, duhet zgjidhje politike

February 16, 2026
Nga rritja profesionale tek dashuria/ Çfarë i pret shenjat e horoskopit gjatë kësaj jave sipas Meri Shehut

Nga rritja profesionale tek dashuria/ Çfarë i pret shenjat e horoskopit gjatë kësaj jave sipas Meri Shehut

February 16, 2026
Ylli i “Apocalypse Now” dhe “The Godfather”, ndahet nga jeta aktori legjendar Robert Duvall

Ylli i “Apocalypse Now” dhe “The Godfather”, ndahet nga jeta aktori legjendar Robert Duvall

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In