• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Dialogu Kosovë-Serbi pa konsensus rrezikon ratifikimin

by Java News
26/06/2018 07:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mungesa e konsensusit politik rreth fazës finale të dialogut me Serbinë, mund të prodhojë një marrëveshje në Bruksel e cila do të kishte fatin e Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, për të cilën Kuvendi i Kosovës harxhoi tri vjet për ratifikim, thonë njohësit e zhvillimeve politike në Prishtinë. Ndërkohë që opozita, vazhdon të kontestojë në radhë të parë rolin e presidentin Hashim Thaçi në procesin e dialogut.

Kosova dhe Serbia janë futur në fazën e finale në kuadër të procesit të dialogut në Bruksel, që po lehtësohet nga Bashkimi Evropian.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiq kanë biseduar të dielën në Bruksel për një kornizë e cila do të dërgonte në arritjen e marrëveshjes përfundimtare për normalizim të marrëdhënieve.

Derisa presidenti Thaçi është shprehur optimist sa i takon përfundimit të këtij procesi, presidenti serb, Vuçiq e ka quajtur proces të vështirë.

Kurse Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, e quajti të vështirë, por shpresëdhënës takimin Thaçi-Vuçiq.Në Prishtinë, takimi i fundit mes dy presidentëve po vlerësohet më tepër nga aspekti i mungesës së konsensusit të brendshëm politik në Kosovë.

Drejtori i organizatës “Çohu”, Arton Demhasaj thotë se marrëveshja finale e dialogut me Serbinë mund ta ketë fatin e njëjtë sikurse Marrëveshja për demarkacionin.

“Në aspektin e arritjes së një marrëveshje të tillë, finale, është problematike për faktin se ajo marrëveshje që arrihet, pastaj duhet të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës. E në rast se nuk ka konsensus me të gjerë mes partive politike në pozitë dhe atyre opozitare për një marrëveshje dhe për një negocimi të tillë, atëherë ekziston rreziku që ajo marrëveshje që mund të arrihet në Bruksel, të mos ratifikohet në Kuvendin e Kosovës”, thekson Demhasaj.

Sa i takon marrëveshjes finale me Serbinë, Demhasaj thotë se ajo duhet të arrihet, ndryshe asnjëra nga shtetet e përfshira në bisedime nuk mund të ecë përpara në procesin integrues evropian.Ndërkaq, Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës thotë se pa konsensus paraprak, Prishtina rrezikon që të rrëshqasë sërish në problemin ratifikimit të marrëveshjeve.

“Konsensusi politik duhet të ndërtohet, pra për platformën, qëndrimin e Kosovës në këto bisedime dhe për ta garantuar që shteti i Kosovës në këto bisedime është duke mbrojtur interesin e vet. Edhe marrëveshjet duhet të ratifikohen në Kuvend me dy të tretat dhe konsensusi duhet të arrihet për të evituar pikërisht përsëritjen e Marrëveshjes së demarkacionit, kur arrihet një marrëveshje dhe nuk mund të ratifikohet në Kuvend”, tha Krasniqi.

Hyrja në fazën finale të bisedimeve pa një konsensus po kritikohet edhe nga opozita në Prishtinë. Njëherësh, opozita po e konteston edhe rolin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, si udhëheqës i bisedimeve.

Lidhja Demokratike e Kosovës konsideron se Kuvendi është organi i vetëm që vendos se kush e përfaqëson Kosovën në dialog me Serbinë.

“Kuvendi i Kosovës nuk ka vendosur ende për këtë çështje, pasi platforma për dialog me Serbinë, që ishte në rend ditë në Kuvend, u tërhoq nga Qeveria. Ndërkaq, platforma e vitit 2011 e autorizon Qeverinë të dialogojë me Serbinë”, ka deklaruar shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti.

“Rrjedhimisht, presidenti Thaçi nuk ka asnjë autorizim për të negociuar në emër të qytetarëve të Kosovës. Kështu që, çdo marrëveshje që arrihet në Bruksel mund të jetë vetëm marrëveshje e tij private, por jo në emër të Kosovës”, theksoi Hoti.

Edhe Lëvizja Vetëvendosje konsideron se pa konsensus është i pamundur vazhdimi i dialogut.

 

Fatmire Kollçaku, nënkryetare e Lëvizja Vetëvendosje thotë se askush nga Kosova aktualisht nuk ka mandat që të shkojë në bisedimet e Brukselit.

“Nëse e shikoni historikun e bisedimeve, është shumë e qartë se Serbia vazhdimisht përfiton ndërsa Kosova nuk ka asnjë përfitim, por vetëm kryesisht tash kërkohet implementimi i marrëveshjeve të dëmshme që edhe nuk respekton nga ana e Serbisë marrëveshjet e tjera”, thekson ajo.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë zhvillohet në dy nivele, atë politik, ku delegacionet përfaqësohen nga presidentët e shteteve apo kryeministrat, dhe niveli teknik, që zhvillohet përmes ekipeve të ekspertëve, ministrave dhe përfaqësuesve të institucioneve nga të dyja shtetet.

Bisedimet nisën në vitin 2011 dhe prej atëherë u arritën shumë marrëveshje, por jo të gjitha janë duke u zbatuar, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
SHISH përballë Ish!

'Toyota' 3.4 mln €/ A u dekonspirua operacioni te Basha nga një punonjës i SHISH?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, çfarë u diskutua mes demokratëve

PD kërkesë Kuvendit: Procedurë të përshpejtuar për propozimin që ul çmimin e naftës

April 8, 2026
Vengu në Komisionin e Burimeve Natyrore: Eksportuesit nuk do të jenë më të vetmuar përballë…

Vengu në Komisionin e Burimeve Natyrore: Eksportuesit nuk do të jenë më të vetmuar përballë…

April 8, 2026
Popullsia në Greqi drejt plakjes, Mitsotakis njofton paketën e re prej 1,6 milionë eurosh

Masa drastike në Greqi: kufizohet përdorimi i rrjeteve sociale për të miturit

April 8, 2026
SHBA-Iran me qëndrime të ndryshme, Trump: Negociatorët iranianë kanë frikë se do të vriten

Nga kërcënimi për shkatërrimin e Iranit te armëpushimi 2-javor, si e ndryshoi Trump kursin brenda një dite

April 8, 2026
“Mezi pres të tregoj…” Bill Gates do të dëshmojë në kongres për dosjen Epstein

“Mezi pres të tregoj…” Bill Gates do të dëshmojë në kongres për dosjen Epstein

April 8, 2026
I dehur në timon aksidenton fëmijën 2 vjeçar në Sarandë, i mituri dërgohet me urgjencë në spital

I dehur në timon aksidenton fëmijën 2 vjeçar në Sarandë, i mituri dërgohet me urgjencë në spital

April 8, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 9 Prill 2026

April 8, 2026
Papa Leoni XIV: E mirëpres armëpushimin, vetëm me negociata arrihet fundi i luftës

Papa Leoni XIV: E mirëpres armëpushimin, vetëm me negociata arrihet fundi i luftës

April 8, 2026
The New York Times: Si e çoi Trump SHBA-në drejt luftës me Iranin? Zbardhen bisedat, ja kush ishte kundër

The New York Times: Si e çoi Trump SHBA-në drejt luftës me Iranin? Zbardhen bisedat, ja kush ishte kundër

April 8, 2026
Armëpushimi SHBA-Iran, si reaguan udhëheqësit evropianë

Armëpushimi SHBA-Iran, si reaguan udhëheqësit evropianë

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In