• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Dialogu Kosovë-Serbi/ Negociatorët takim në Bruksel, Bislimi: Plani është selektiv

by Java News
19/07/2023 20:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Plani i sekuencimit për zbatimin e Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë ishte temë diskutimi në Bruksel mes kryenegociatorëve.

Pas takimeve të gjata disa orësh me ndërmjetësuesin Miroslav Lajçak, përfaqësuesi i Kosovës, Besnik Bislimi u shpreh se kanë paraqitur shqetësimet karshi planit që ka prezantuar ndërmjetësi, pasi sipas tij është selektiv.

“Mendojmë që ai plan është selektiv dhe lë anash disa provizione të rëndësishme të Marrëveshjes bazë, në mënyrë të njëanshme i kushton më shumë vëmendje kërkesave dhe preferencave të Serbisë dhe nuk garanton zbatimin e plotë të marrëveshjes”- tha kryenegociator i Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi.

Zëvendëskryeministri shtoi se kërkesat e Kosovës ia ka paraqitur emisarit të Bashkimit Evropian

“Ne kemi kërkuar që të kemi qartësim të plotë në mënyrë që të respektohet kriteri i vënë nga Bashkimi Evropian që zbatimi duhet të jetë në mënyrë konsekuetive, Kosova bën diçka, Serbia bën diçka. Për çdo masë, për çdo veprim që kërkohet nga Kosova, ne kemi kërkuar të dimë cila është kundërpërgjigjja e Serbisë”- tha kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë.

Ndërkohë, sa i përket dështimit të një takimi trepalësh, udhëheqësi i ekipit të negociatave tha se BE-ja kërkon një takim të nivelit të lart.

“Ka qenë qëndrim i përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian, në këtë moment takimi trepalësh jodomosdoshmërisht do të kontribuonte në finalizimin e dokumenteve, sepse mendojmë që ka nevojë ende për para koordinim shtesë para se kjo të ndodhë, madje ka ide që plani i sekuencimit kërkon takim të nivelit të lart”- kryenegociator i Kosovës në dialogun me Serbinë.

Zëvendëskryeministri Bislimi po ashtu u shpreh se mos shpallja e zgjedhjeve është marrë pretekst nga Bashkimi Evropian për të vënë sanksione, duke shtuar se tashmë ato duhen larguar meqë Kosova ka treguar rrugën se si do vazhdohet përpara.

Në takim është diskutuar edhe për komisionin e përbashkët për deklaratën për të pagjeturit dhe për komitetin për zbatimin e marrëveshjes bazë, që sipas Besnik Bislimit janë afër përfundimit.

/f.stafa

Next Post
Rama emëron dy anëtarë të këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës

Rama emëron dy anëtarë të këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Christopher Hill flet për dëshminë në Hagë: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Hashim Thaçi

Christopher Hill flet për dëshminë në Hagë: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Hashim Thaçi

February 24, 2026
Irani gati për luftë, zbulohet marrëveshja për blerjen e raketave supersonike nga Kina

Irani gati për luftë, zbulohet marrëveshja për blerjen e raketave supersonike nga Kina

February 24, 2026
“Mos na lini më”, ambasadori Christopher Hill rrëfen çfarë ndodhi në vitin 1991 kur erdhi për herë të parë në Shqipëri

“Mos na lini më”, ambasadori Christopher Hill rrëfen çfarë ndodhi në vitin 1991 kur erdhi për herë të parë në Shqipëri

February 24, 2026
Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme? SHBA vendosin 150 avionë luftarakë pranë Iranit

Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme? SHBA vendosin 150 avionë luftarakë pranë Iranit

February 24, 2026
“Do vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij”/ Autoritetet serbe arrestojnë dy persona, dyshohet se kanë organizuar një komplot

“Do vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij”/ Autoritetet serbe arrestojnë dy persona, dyshohet se kanë organizuar një komplot

February 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Zëdhënësit e Gërdecit dhe “Partizanit” përballë reporterëve të Komisionit të Mandateve

February 24, 2026
Armë bërthamore në Ukrainë? Franca dhe Britania i hedhin poshtë akuzat ruse: Nuk ka asgjë të vërtetë

Armë bërthamore në Ukrainë? Franca dhe Britania i hedhin poshtë akuzat ruse: Nuk ka asgjë të vërtetë

February 24, 2026
Kush është polici i Komisariatit nr. 5 në Tiranë që u kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

Kush është polici i Komisariatit nr. 5 në Tiranë që u kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

February 24, 2026
Dosja “Partizani”/ Frrok Çupi: Berisha i vetmi i akuzuar, i paprangosur! Paradite shkon në gjykatë, pasdite djeg vendin

Dosja “Partizani”/ Frrok Çupi: Berisha i vetmi i akuzuar, i paprangosur! Paradite shkon në gjykatë, pasdite djeg vendin

February 24, 2026
Dorëzoi “El Mencho-n” te autoritetet meksikane? Modelja e “OnlyFans” mohon lidhjen me bosin e drogës

Dorëzoi “El Mencho-n” te autoritetet meksikane? Modelja e “OnlyFans” mohon lidhjen me bosin e drogës

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In