Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç do të takohen këtë të martë në Bruksel.
Pas këtij takimi është paralajmëruar një konferencë e përbashkët për mediat në orën 12:30.
Kurti më herët është shprehur se për dialogun Kosovë-Serbi është e domosdoshme një platformë dhe një strategji. Nga ana tjetër Vuçiç ka sjellë në qendër të vëmendjes Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.
Agjenda:
Në orën 10:30, zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Joseph Borrell, do të takohet fillimisht me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe më pas me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Gjithashtu në orën 11:00 është planifikuar një tryezë e përbashkët plenare.
Ndërsa në orën 12:30 është paralajmëruar një konferencë për media e përfaqësuesit Special të BE-së për dialogun Prishtinë – Beograd dhe çështje tjera të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.
g.kosovari