• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dialogu Kosovë-Serbi/ Kocijançiç: Presim bashkëpunim të ngushtë me Matthew Palmer

by Java News
09/09/2019 14:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dhjetori i këtij viti pritet të jetë muaji i rinisjes së negociatave për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ndryshe nga herët e tjera, kur SHBA-së ishte vetëm palë bashkëpunuese në dialog, tashmë Sekretari i Shtetit Amerikan, Mike Pompeo, ka caktuar Matthew Palmer si përfaqësues special për Ballkanin Perëndimor, i cili pikë kryesore në agjendën e tij do ta ketë dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.

Një veprim i tillë tashmë nënkupton përfshirje direkte të SHBA-së në procesin e dialogut, shtet ky që sipas disa raportimeve kërkon arritjen e një marrëveshje finale me dy palëve deri në verën e vitit 2020.

Duke parë këtë lëvizje të Shtëpisë së Bardhë, as Gjermania e Angela Merkel, nuk dëshiron që të qëndrojë duarkryq.

Javën e shkuar në Prishtinë kishte qëndruar deputeti i Bundestagut nga radhët e CDU/CSU-së, Peter Beyer, i cili foli për rëndësinë e vazhdimit të dialogut mes dy palëve, ndërkohë duke folur për emërimin e Palmer, Beyer kishte thënë që do të ishte mirë që edhe Bashkimi Evropian ta caktonte një përfaqësues special për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Lidhur me një propozim të tillë, nga Bashkimi Evropian nuk kanë ndonjë përgjigje konkrete, megjithatë presin që të ketë bashkëpunim të ngushtë ndërmjet BE-së dhe të sapoemëruarit të SHBA’së për dialogun, Matthew Palmer, pasi, siç thonë, Ballkani Perëndimor është një interes i përbashkët.

“BE-ja punon shumë ngushtë me Shtetet e Bashkuara për Ballkanin Perëndimor. Shtetet e Bashkuara e kanë dhënë një kontribut të çmueshëm në punën tonë në Ballkanin Perëndimor dhe sidomos për suksesin e dialogut. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë interes të përbashkët për Ballkan Perëndimor të qëndrueshëm dhe me mirëqenie, prandaj presim ta vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë me Shtetet e Bashkuara dhe me Matt Palmer-in, tashmë përfaqësues special i Shteteve të Bashkuara” , ka thënë zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiç për Gazetën Express.

Ndërkohë për mundësinë e caktimit të një përfaqësuesi special të Bashkimit Evropian për dialogun, Kocijancic rithekson faktin që Mogherini vazhdon të jetë e angazhuar dhe përkushtuar për ndërmjetësim të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, duke shtuar si mirëpresin çfarëdo ndihmese nga shtete anëtare të BE-së dhe SHBA-së.

“Siç është  kërkuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, Përfaqësuesja e Lartë/Zëvendës presidentja, Federica Mogherini, është personalisht e angazhuar dhe plotësisht e përkushtuar në lehtësimin e bisedimeve mes Beogradit e Prishtinës, perspektivën evropiane të Serbisë, Kosovës dhe tërë rajonit të Ballkanit Perëndimor. Ne sigurisht që e mbështesim secilin angazhim në përkrahje të dialogut të ndërmjetësuar të BE-së nga shtetet anëtare dhe nga partnerët tanë ndërkombëtarë dhe në veçanti nga Shtetet e Bashkuara”, ka përfunduar Kocijançiç.

g.kosovari

Next Post
Horoskopi 16 qershor 2019, ja parashikimi i yjeve për nesër

Horoskopi ditor, e martë 10 shtator 2019

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

February 22, 2026
Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

February 22, 2026
Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

February 22, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos të hënën për zv.kryeministren

February 22, 2026
Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

February 22, 2026
U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

February 22, 2026
Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

February 22, 2026
FOTO/ Nga Washingtoni në Prishtinë, Rama ndan momentet më të veçanta të javës

FOTO/ Nga Washingtoni në Prishtinë, Rama ndan momentet më të veçanta të javës

February 22, 2026
Çmimet e hoteleve do të rriten, Shoqata e Turizmit: Përmirësojmë cilësinë e shërbimit

Çmimet e hoteleve do të rriten, Shoqata e Turizmit: Përmirësojmë cilësinë e shërbimit

February 22, 2026
“E kam përdorur, nuk më intereson fare”/ Del video e fshehtë, Keijsi “hedh poshtë” dashurinë për Inën, ish-banorja e Big Brother shtanget në studio

“E kam përdorur, nuk më intereson fare”/ Del video e fshehtë, Keijsi “hedh poshtë” dashurinë për Inën, ish-banorja e Big Brother shtanget në studio

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In