• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dialogu i dytë për ushqimin/ Xhaçka: Të ndërtojmë një Mesdhe model se si mund të menaxhohet kjo krizë në mbarë botën

by Java News
03/12/2022 16:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani, ka marrë pjesë në dialogun e dytë mesdhetar për krizën ushqimore që u mbajt në Itali.

Ministrja Xhaçka vlerësoi homologun italian për punën e bërë për adresimin e kësaj krize, teksa bëri me dije se Shqipëria do t’i bashkohet Grupit të Miqve të Sigurisë Ushqimore dhe të të Ushqyerit të kryesuar nga Italia.

“Në emër të Shqipërisë dëshiroj të shpreh mbështetjen tonë për tre propozimet e paraqitura nga Italia: Ofrimi i mbështetjes financiare për vendet e prekura në Rajonin e Mesdheut; Krijimi i një Aleance për Kërkim dhe Inovacion për të mbështetur fermerët në rajon dhe Promovimi i Partneritetit nga qyteti në qytet për politikat ushqimore duke shkëmbyer kështu praktikat dhe zgjidhjet më të mira

Janë të gjitha masat që do të ndihmojnë në adresimin e kësaj krize në përshkallëzim, por edhe në nxitjen e bashkëpunimit brenda rajonit tonë. Dhe besoj se ne kemi një mundësi reale për të ndërtuar në Mesdhe një model se si mund të menaxhohet kjo krizë në mbarë botën”, u shpreh kryediplomatja shqiptare.

Për të mobilizuar veprime për trajtimin e pasigurisë ushqimore globale, Italia synon të riafirmojë angazhimin e saj në Axhendën e Sigurisë Ushqimore duke organizuar këtë aktivitet të rëndësishëm, i dyti në radhë, në bashkëpunim me organizatën FAO, ku u bënë së bashku ministra të jashtëm nga vendet e rajonit të Mesdheut, përfshirë ato më të prekura nga pasiguria ushqimore dhe ato që mund të kontribuojnë për tejkalimin e kësaj krize.

Pjesëmarrja e MEPJ Xhaçka ka një kontribut me vlerë për vendin tonë,  marrë në konsideratë dhe rolin primar që Shqipëria ka në Këshillin e Sigurimit të OKB. Po ashtu, pozicioni gjeografik i Shqipërisë në Mesdhe dhe marrja e një roli protagonist, veçanërisht për çështjet që lidhen me lëvizjen migratore dhe krizën ushqimore, gjithashtu është në interesin e vendit tonë. Partneriteti dhe bashkëpunimi i ngushtë me palën italiane, si një nga faktorët më të rëndësishëm në këtë rajon, si dhe kontributi që kemi në FAO, në drejtimin e projekteve dhe nismave për një zhvillim të qëndrueshëm agrar në pellgun e Mesdheut, është po ashtu në interes të dy palëve./m.j

Next Post
Tirana City Talks/ Veliaj: Lajm i mirë, biletimi elektronik! Po krijojmë një sistem të koordinuar për transportin publik

Tirana City Talks/ Veliaj: Lajm i mirë, biletimi elektronik! Po krijojmë një sistem të koordinuar për transportin publik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përndiqte dhe kanoste në rrjetet sociale 37-vjeçaren, arrestohet 28-vjeçari

I dënuar me 7 vite burg nga Italia, arrestohet 50-vjeçari në Tiranë

March 24, 2026
FOTO / Sulm i rëndë me raketa iraniane në Tel Aviv, civilë të plagosur dhe ndërtesa të rrafshuara

FOTO / Sulm i rëndë me raketa iraniane në Tel Aviv, civilë të plagosur dhe ndërtesa të rrafshuara

March 24, 2026
Doganat intensifikojnë kontrollet, zbulohen parregullsi në magazinat fiskale

Doganat intensifikojnë kontrollet, zbulohen parregullsi në magazinat fiskale

March 24, 2026
Lufta largon turistët nga Lindja e Mesme, Shqipëria bëhet destinacioni surprizë!

Lufta largon turistët nga Lindja e Mesme, Shqipëria bëhet destinacioni surprizë!

March 24, 2026
Përse Italia është në një udhëkryq pas referendumit për shtypin ndërkombëtar

Përse Italia është në një udhëkryq pas referendumit për shtypin ndërkombëtar

March 24, 2026
Rrëzimi i aeroplanit ushtarak në Kolumbi, të paktën 66 të vdekur! Në bord ndodheshin…

Rrëzimi i aeroplanit ushtarak në Kolumbi, të paktën 66 të vdekur! Në bord ndodheshin…

March 24, 2026

Epërsia e PS-së brenda vendit: 335 mijë sot, 50 mijë më 2021

March 24, 2026
27-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, Hoxha: Moment përcaktues në histori

27-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, Hoxha: Moment përcaktues në histori

March 24, 2026
Nuk ndalen sulmet në Liban, Izraeli pretendon se ka goditur forcën Quds të IRGC-së

Nuk ndalen sulmet në Liban, Izraeli pretendon se ka goditur forcën Quds të IRGC-së

March 24, 2026
“Mossadi privat” në lojë, a po ndërhyn Izraeli në Slloveni?

“Mossadi privat” në lojë, a po ndërhyn Izraeli në Slloveni?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In