• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

DIALOGJET/ Zbardhet përgjimi Xhisiela- Rexhepi: Më ke ofendu prostitutë…!

by Java News
18/10/2018 13:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vajza që denoncoi Rexhep Rrajën për dhunë dhe më pas e tërhoqi këtë denoncim, u vu nën një ballafaqim të përgjuar me ish-të dashurin e saj.

Përgjimi ambiental mes të rinjve është kryer në prokurorinë e Krujës, në datën 29 shtator, ndërsa dy të rinjtë janë regjistruar për rreth 2 orë e 30 minuta. Biseda mes të rinjve është regjistruar një ditë para arrestimit të djalit të deputetit të PS, fillimisht prokurorja Mirela Kapo ka pyetur në seanca të ndara dy protagonistët Xhisiela Malokun dhe Rexhep Rrajën ndërsa më pas ka bërë ballafaqimin e tyre.

Në bisedë Xhisiela thotë në prani të ish-të dashurit të saj se i ka thënë prokurores së nuk do të flasë për dhunën pasi nuk është në gjendje.

Xhisiela: Ja për këtë, nuk mbaj mend thash, nuk du t’flas për tjetër njeri. A e ke dhënë me dijenin tënde a t’ka detyru kush? Jo, vetëm për kët tha, për dhunën nuk do t’flas thash nuk jam në gjendje.
Rraja: Ku do t’flasësh?
Xhisiela: N’Tiranë
Rraja: Po a e kena lanë që këna shpresat matanë, mos me u humb shpresat.

Ndërsa në vijim zbulohet se lidhja mes të rinjve duket se nuk e ka pëlqimin e deputetit socialist Rrahman Rraja, i cili i ka thënë djalit të tij se do e bëjë lanet të birin nëse shkon pas 25 vjeçares.
Edhe në këtë bisedë dy të rinjtë duket se janë treguar të kujdesshëm, pasi shpesh duket të flasin të rezervuar, apo edhe me kode me njeri-tjetrin.
Referuar bisedës, 25-vjeçarja insiston tek ish-i dashuri i saj Rexhep Rraja se para prokurores është shprehur se i qëndron deklarimit të dhënë me vullnetin e saj dhe se nuk e ka detyruar kush.
Si pjesë e bisedës mes tyre, Xhisiela i thotë ish-të dashurit, se kanë ushtruar dhunë ndaj njeri-tjetrit disa herë, ndërsa i riu i thotë se pistoletë nuk ka përdorur ndonjëherë ndaj saj.

Xhisiela: Jena rraf 100 herë sa jena rraf ne?! Edhe unë t’kam rraf një herë ta dish! Do t’denoncosh?

Rraja: Pistolete nuk kam përdor ndonjëherë ndaj m’vje inat.

Procesverbal mbi veprimet e përgjimit ambiental
(Mbi veprimet e përgjimit ambiental)
Veprimet e përgjimit te bisedave filluan me vendimin e datës 29.09 2018, në prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, znj. Mirela Kapo.
Përgjimi u krye në datën 29.09.2018.
Regjistrimi i bisedave u fiksua në shirit manjetik e ClD.
Gjatë kësaj kohe u regjistruan bisedat e mëposhtme.

LEGJENDA
A. Xhisiela Maloku
B. Rexhep Rraja

A. Specifikisht ka thënë që dje ka qenë e mesume prej teje se t’kan ardhë kercënime n’telefonatë kush jan ata t’ju q. .robt (E revoltur)
B. Ore deklaratën e kam dhënë kot!
A. Nuk du me ja ditë.
B. Po qetësohu ore.
A. S’du me u qetësu fare, nuk ta fal sa t’kem jetë, se e dyshova se ishte, e dyshova se ishte plan tjetër.
B. Mirë një sekond (E nderpret A-ja)
A. Jo jo e dyshova, sepse deklaratën e bone shume qartë edhe shumë bukur, e dyshova deri në momentin që nuk e mora në telefon! E dyshova deri në momentin që the hajde ke vil
B. O Zot m’fal ni sekond!
A. Tani deklaroje këtu para meje që ajo dje kur ka thënë kan ardhë kercënime ka qenë atje, në momentin qe t’ka thënë do t’bejë këtë pra ishte e mësuar prej teje.
B. Një sekond, a mbarove?
A. Po.
B. Te flas unë tashti?
A. Po, atë që të thash parë(E ndërpret B-ja)
B. A të flas unë tani të lutem!?
A. Nuk kam për të lënë.
B. He or Xhejn ma, pse bën kështu!?

A. Nuk kam pse të ngjoj!
B. O ti atë flas pak?
A. Nuk të ngjoj
B. A do flas tashti na prish ne o Xhil?
A. Jo
B. Ooo mos bëj kështu tashti
A. Ti ke arritë ke bo gjitha planet!
A. Nuk e di, pse s’e more ne pyetje?
B. Po s’e mora pra se ishe me nerva siç je tashti! Edhc tani talle, babi im m’tha- n.q.se ti i shko mbrapa, unë të bëj lanet. Edhe ti (E ndërpret A-ja)
A. Ti i ke shku deri mbramë mbrapa! Edhe unë nuk du me ja ditë, ajo aty ka ardh e msume prej teje.
B. Ku i shkova mbrapa ore!
A. Ajo aty ka ardhë e m’sume prej teje!
B. Ore një sekond!
B. Ngjo një sekond!
A. Po te ngoj o po te ngioj!
B. Mos bërtit (Debatojnë të dy njëherësh) Ore e ke leshu ti deklaratën!?
A. Jo.
B. Ke qenë aty ore
A. Se kam lexu them unë.
Ke qene aty
A. Nuk e kam lexu, nuk kam genë aty ke genë vetëm!
B. Mirë pra!
A. Kam faj se kam qenë aty.
B. Tashi një sekond.
A. Nuk ka!
B. Me fal një sekonde, të flas, përderisa i përket…
A. Nuk du me ja dite.
B. Rasti i djeshëm…
A. Kur isha me ata, kur isha me ata?
B. Përsa i perket rastit te djeshëm ta kanë dhënë fjalën dy burra, prit.
A. E ban mqeftas se ty ma kanë dhanë fjalën, a ka dhanë fjalën dy burra mu ti vazhdon akoma mqeftas, përderisa ti ke arrite ke dhënë ktë deklarata ti vazhdon akoma.
B. Ore deklarata është 21 korrik
A. Nuk du me ja dit siç t’jepte urdhër yt ate mos u merr me mue ti u merrshe mqeftas.
B. Ore shqiptar, unë kam vendos kaq, jam i gatshem jo sot, as nesër, një jave, dhjete dite, nje muaj, dy muaj të rri non stop me ty që ti ta shofësh a jam me të apo nuk jam.
A. Po do ta bësh!
B. Po. do t’rri non stop me ty do t’përgjigjem si të dush ti që a jam me atë apo nuk jam.
A. Ke shkrujt atje m’ke bo kërcënime se kshtu del.
B. Nuk të kam ofendu.
A. Ore më ke ofendu kurvë, prostitutë!
B. Po pra.
B. Ore këtë muhabet e kena sqaru njëherë.
A. Ok në rregull se e sqaron prokurorja tashi.
B. Edhe anën e xhelozisë e për të gjitha këto me mu nuk kanë të bëjnë fare. Pusho ore ma, se e kanë për presion, ashtu mos e caj trapin.
A. Jo or jo, i ka thënë nuk du t’flas atë që na ndodhi këtu se ashtu e kena lanë mos me folë ti për pjesën e dhunës fare. I qëndro deklarimit? I qëndron vetëm deklarimit që e kam dhënë me vullnetin tim, nuk m’ka detyru kush, për pjesën tjetër nuk i qëndroj.
B. Ku do ta japësh at deklaratën?
A. Nuk e di, nuk e mbaj mend.
A. Ku di gjo unë, jena rraf njëqind herë, sa jena rrafe ne? Edhe unë t’kam rrafë njëherë ta dish. Do t’denoncosh?
B. Pistolet nuk kam përdor naj herë, prandaj më vjen inate!
A. Kam me e q… (Qesh) A t’shkoj ta marr njëherë aaa?! A je tu e marr me e pru këtu? (Qesh)
B. Se ashtu te thote vete ajo, te lajmerova une? Siç nuk e njoh, une i them nuk jap.
A. Ai tha lidhur me Instalgramin.
B. Si?
A. I bie me qite Instalgramin.
B. Po rri or ma pash Zotin.
A. Je kurvë kam për t’i thanë!
B. Po hidhi poshtë qeto mut deklaratash Fate, Suela e ca janë!
A. Erdh sot këtu Suada u ballafaqum.
B. Po.
A. U mbyll ajo punë, iku, fleje menjen.
B. Atëherë mos lëvizim prej këtu.
A. Jo jo pra.
B. Kush tha?
A. Do ikim pastaj të hamë nai gja se vdiqa.
B. Po a tu prite Indriti pra, do ikim me hangër bukë.
A. Do vijsh ti?
B. Po vij, vij unë. Prandaj po t’them mos prish punë.
A. Jo mor s’prish punë. Po ti m’hangre, m’çmende. I kam hudhë fare, m’kanë marrë ne pyetje disa herë.
B. Mire unë du ta shikoj, ta lexoj.
A. Po i kam hedhe mor qafsha t’gjithë.
B. Po mirë mo ta lexojmë kot.
A. Siç thash tashi nuk flas për ju, nuk flas sepse mos fol, nuk jam në gjendje me folë a e kupton ti se unë jam çmend.
Në këtë moment ndërhyn oficeri policisë gjyqësore e veprimi ndërpritet

OFICERI I POLICISE GJYQSORE
Rexhep DERVENI e Elsen HOXHA

ma.me

Next Post
Në kërkim të fatit, shqiptarët shpenzojnë të paktën 140 mln $ në vit në bixhoz

Balla: Opozita të vijë në Parlament, të enjten votojmë ‘bastet'!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

March 5, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

March 5, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Shkëputja e Iranit nga BRICS, efekte afatgjata për SHBA”/ Bimo: Izraeli kërkon ta copëtojë në shtete të vogla

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In