• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

DIALOGJET/ I ‘shau’ Metën, nxehet Paloka me Bushatin, zbraz fjalorin: Legen!

by Java News
01/03/2018 15:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, deklaroi dje se Presidenti i Republikës i kishte kërkuar sërish informacione shtesë për kërkesën për autorizim për negociata me Greqinë për Detin. Gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e Politikës së Jashtme, Bushati ironizoi dje me Ilir Metën, teksa tha se edhe ai i “shkreti” nuk e kishte të qartë procedurën ligjore për negociatat.

“Nuk lëshon plotfuqishmëri Presidenti. Edhe ai i shkreti e dinte gabim dhe sot thotë që, “po, kam autorizimin”. Njerëzit rreth e përqark tij ia kanë thënë gabim”, tha dje Bushati. Duke folur për akuzuat ndaj Artur Meçollarit, ministri i Jashtëm nxori dje dokumentacionet që, sipas tij, vërtetojnë se Ushtaraku është i certifikuar nga NATO dhe DSIK. Ai kërkoi nga deputetët të mos sulmojnë grupin negociator, pasi kanë krijuar shqetësim dhe te partnerët strategjikë ndërkombëtarë.

“Partnerët strategjikë kanë ardhur në zyrën time dhe në zyrën e Ministrisë së Mbrojtjes, të alarmuar për shpifjet e orkestruara ndaj këtyre individëve dhe në adresë të personaliteteve të Ushtrisë Shqiptare, që janë pjesë e ekipit negociator pas autorizimit nga Presidenti dhe lëshimit të plotfuqisë nga ana ime”, ka thënë dje Bushati.

Por Edi Paloka ka thënë se Artur Meçollari është spiun i agjenturave të vendeve jo partnere dhe këto fakte i janë fshehur NATO-s. Gjatë seancës, ministri ka shkëmbyer replika me deputetin e PDsë, Paloka. Acarimi i toneve filloi gjatë momentit që Bushati po ironizonte mënyrën dhe me gabimet drejtshkrimore që deputetët e opozitës kishin formuluar pyetjet për seancën dëgjimore. “Shko në bordellot e Brazilit dhe fol kështu..More vesh, legen”, iu drejtua Paloka, ministrit Bushati.

DEBATI NË KOMISIONIN E JASHTËM

Ditmir Bushati: Më keni pyetur nëse është ngritur ky grup ekspertësh për të negociuar, cili është tagri që ka ky grup? Cilat zona do të delimitohen dhe a janë të përcaktuara në aktin e plotfuqishmërisë së Presidentit të Republikës? Ju lutem shumë, kur doni të bëni një kërkesë, nuk është konflikt interesi, na thërrisni t’ju ndihmojmë për të bërë kërkesën siç duhet. Nuk është turp të mos dish diçka. Është më mirë të pyesësh. Nuk lëshon plotfuqishmëri Presidenti. Edhe ai i shkreti e dinte gabim dhe sot thotë që, “po, kam autorizimin”. Njerëzit rreth e përqark tij ia kanë thënë gabim.

Edi Paloka: Do i thuash të flasë tamam.. Po flet për Presidentin.

Mimi Kodheli: Zoti ministër, ju lutem ruani etikën.

Ditmir Bushati: Presidenti ka autorizim dhe në kërkesën që ne i kemi nisur Presidentit të Republikës, janë të përcaktuara shumë qartë objekti, titulli, projektmarrëveshja, relacioni, ekipi negociator, CV e tyre, si në asnjë rast tjetër. Në momentin që Presidenti i Republikës do të japë autorizimin për këtë gjë, më pas në aktin e plotfuqishmërisë që lëshohet nga ministri i Punëve të Jashtme, do të figurojnë të gjitha këto çështje që shtrohen. Nëse është arritur marrëveshja në nivel politik, sikurse është deklaruar nga ana e ministrit të Jashtëm të Republikës së Greqisë, a është kjo një shkelje e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, në qoftë së mungon edhe plotfuqishmëria e Presidentit? Unë po u referohem shkresave që më keni dërguar juve. Ju ruani qetësinë…

Edi Paloka: Mos fol sikur je në bordellot e Brazilit, por ke ardhur në Komisionin e Jashtëm dhe fol si në Komision të Jashtëm.

Ditmir Bushati: Ruani qetësinë, zërin mos e ngrini..

Edi Paloka: Shko në bordellot e Brazilit dhe fol kështu..More vesh, legen…

Ditmir Bushati: Zonja kryetare, ju kërkoj që të mbani qëndrim për epitetet që u përdorën, por unë jam shumë i qetë.

Edi Paloka: Edhe ne jemi të qetë.

Ditmir Bushati: Tri gjërave nuk kam çfarë t’u bëj në këtë proces, egos, paranojës dhe Saliut. Këtyre tri gjërave nuk kam çfarë t’u bëj. Gjithë gjërave të tjera jam i gatshëm që t’u përgjigjem. Tri gjërave dhe e kuptoni shumë mirë se kujt po i drejtohem, egos, paranojës dhe Saliut. Këto janë tri halle të mëdha. Por, po ju them, ministri i Jashtëm grek, homologu Kotzias, në dy intervista të tij, meqenëse thoni se ka deklaruar që kemi arritur marrëveshjen. E para, në përgjigje të opozitës greke, flet shumë qartë dhe thotë, “nuk ka një marrëveshje me palën shqiptare” sepse edhe ai akuzohet në Greqi që po i shet detin Shqipërisë, siç ju po na akuzoni ne. E dyta, kjo është intervista e Kotzias dhënë televizionit grek, dhënë radios greke e transkriptuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë. E para thotë, pala shqiptare pret autorizimin e Presidentit të Republikës për të nisur punën për një marrëveshje të re. E dyta, më akuzoni, i thotë ai opozitës greke, por nuk ka një marrëveshje ende me Shqipërinë.

Nard Ndoka: Ke harruar një presje..

Edi Paloka: He, se ja tregojmë ne kllapat pastaj.

Ditmir Bushati: Ju që e shpërfillët totalisht Presidentin e Republikës në 2009, që i thoshit “horr bulevardi”, sot jeni kthyer në avoketërit më të mëdhenj të Presidentit të Republikës. Ministri i Jashtëm i vitit 2010, Ilir Meta, që thotë: I bëj thirrje Edi Ramës mos t’i bëjë shantazh Gjykatës se kjo është një marrëveshje e shkëlqyer. Sot, unë me gjithë maturinë institucionale, i shoh aktorë të ndryshëm, që nuk e di pse dhe çfarë kauze i ka bërë së bashku. Janë bërë flamurtarët më të mëdhenj të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, të cilin e kanë akuzuar si një vendim të korruptuar, si një vendim që ishte nxitur nga turqit. Të gjitha këto i injoroj dhe i marr për lajthitje politike.

Edi Paloka: Kemi një personazh që akuzohet se është larguar nga puna si agjent i shërbimeve të huaja. Nga informacione të sigurta, ky person është larguar me prova të shumta si agjent i shërbimeve të huaja jo partnere. Kur ka dalë në gjyq, këto prova janë fshehur. Këto prova i janë fshehur dhe NATOs.

Ditmir Bushati: Po ju them Artur Meçollarin, certifikatë për informacionin e klasifikuar, NATO Cosmic. Me qenë se kam dëgjuar disa jovertebrorë, që i dëgjoj nëpër media dhe thonë që DSIK-ja s’ka informacione të klasifikuara dhe është në kontroll të Ramës. Po NATO në kontroll të Edi Ramës është, që i ka dhënë këtij certifikatën e sigurisë? NATO Cosmic e kanë vetëm një rreth i ngushtë zyrtarësh. Ja certifikata e DSIK-së dhe certifikata e NATO-s.

Edi Paloka: Jemi këtu sepse u është lënë në dorë spiunëve të negociojnë dhe të shesin interesat e Shqipërisë, prandaj jemi këtu…

Ditmir Bushati: Zonja kryetare, kërkoj të mbahet një qëndrim për sulmet ndaj ekipit negociator, partnerët strategjikë kanë ardhur në zyrën time dhe në zyrën e Ministrisë së Mbrojtjes, të alarmuar për shpifjet e orkestruara ndaj këtyre individëve dhe në adresë të personaliteteve të Ushtrisë Shqiptare, që janë pjesë e ekipit negociator pas autorizimit nga Presidenti dhe lëshimit të plotfuqisë nga ana ime.

Edi Paloka: Të jeni të bindur, se sado që unë jam shqiptar, por ky për fat të keq nuk është ministri i Shqipërisë, por është ministri i Edi Ramës, sa do të doja që ky të ishte më i zoti dhe t’ua fuste grekëve, por e di që kjo nuk ndodh, për fat të keq. (deputetët qeshin) E futura nuk është gjithmonë fjalë e keqe.

Mimi Kodheli: Zoti Paloka, të lutem ruaj etikën.

Edi Paloka: Nuk është ashtu siç ju pëlqeu juve… Por unë s’e thash në atë kuptim që morët ju.

Tritan Shehu: Është term popullor. (Bushati del nga salla)

Edi Paloka: E di që u mërzit, por do mërzitet më shumë kur të shkojë para Gjykatës. panorama

ma.me

Next Post
Humb jetën 36-vjeçari në Fier, ishte përdorues droge

Humb jetën 36-vjeçari në Fier, ishte përdorues droge

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

March 16, 2026
Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

March 16, 2026
Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

March 16, 2026
Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

March 16, 2026
Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

March 16, 2026
Vrasja e Khameneit, Berisha: Lajm i mirë për njerëzit e lirë në mbarë botën

“Duan të radikalizohet situata”, gazetari Lita: PD po i bën protestat për të mbajtur Berishën kryetar

March 16, 2026
“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

March 16, 2026
Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

March 16, 2026
Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

March 16, 2026
“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In