• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Dhuratat që shkëmbyen sot Rama me Papën: Nga letra e At Gjergj Fishtës te basorelievi i Noah

by Java News
27/11/2021 19:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një vizitë në Vatikan, Itali, me rastin e 30 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë.

Kryeministri, i cili u shoqërohej në këtë vizitë nga bashkëshortja Linda Rama dhe djali i tij Zaho, u prit në një takim të veçantë nga Papa Francesku, në Pallatin Apostolik të Vatikanit. Ky është takimi i dytë që Kryeministri Rama zhvilloi me Atin e Shenjtë. Biseda e përzemërt mes tyre, u fokusua në marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë mes Selisë së Shenjtë dhe Shqipërisë dhe vullneti i përbashkët për forcimin e tyre të mëtejshëm.

Në shkëmbimin tradicional të dhuratave, Papa Françesku i dhuroi Kryeministrit Rama një basoreliev prej bronzi të Noah, disa dokumente papale, ndër të cilat mesazhin e këtij viti për Ditën Botërore të Paqes.

Nga ana e tij, Kryeministri Rama i dhuroi Papa Franceskut mes të tjerash një letër të njohur të At Gjergj Fishtës.

Më herët, Kryeministri u prit nga Eminenca e Tij, Kardinali Pietro Parolin, Sekretar i Shtetit i Shenjtërisë së Tij, të cilin Kryeminisri e nderoi me dhënien  e Kordonit të Madh me Yllin “Benemerenti”, në një ceremoni të posaçme.  Duke falenderuar në emër të përfaqësuesve të lartë të Sekretarisë së shtetit, Kardinali Pietro Parolin u shpreh se “Ky gjest shpreh mirënjohjen për atë çka Selia e Shenjtë, Papa dhe bashkëpunëtorët e tij, kanë bërë dhe po bëjnë për Shqipërinë dhe për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.”

Kryeministri Rama u prit gjatë kësaj vizite nga Prefekti i Shtëpisë Papnore dhe Zotërinj të Shenjtërisë së Tij, në Pallatin Apostolik të Vatikanit.

Kryeministri vendosi lule në varrin e Papës shqiptar Klementi XI, i quajtur edhe Papa Albani si dhe në varrin e Gjon Palit II, mik i çmuar i Shqipërisë.

Next Post
Dokumenti sekret i ushtrisë serbe: Ja si duhet ta sfidojmë Shqipërinë e Kosovën

Dokumenti sekret i ushtrisë serbe: Ja si duhet ta sfidojmë Shqipërinë e Kosovën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Konflikti i afrohet Evropës, SHBA-të kërkojnë ndihmë për mbrojtjen e Gjirit dhe Jordanisë

Konflikti i afrohet Evropës, SHBA-të kërkojnë ndihmë për mbrojtjen e Gjirit dhe Jordanisë

March 3, 2026
Zëdhënësi: Ekonomia e Kinës tregoi elasticitet “të fortë” në 2025

Zëdhënësi: Ekonomia e Kinës tregoi elasticitet “të fortë” në 2025

March 3, 2026
India dhe Evropa përjetojnë krizë karburanti, ndërsa furnizimet me gaz të Gjirit janë ndërprerë për shkak të luftës

India dhe Evropa përjetojnë krizë karburanti, ndërsa furnizimet me gaz të Gjirit janë ndërprerë për shkak të luftës

March 3, 2026
Salianji kërkon karrigen e Berishës? E zbulon Alimehmeti: Nuk është lëvizje anti-kryetar!

Salianji-Berishës: Partia nuk është pronë publike, nuk më përjashton dot, sallat i kam mbushur më shumë se ti

March 3, 2026
Plani: 10 ditë për të çarmatosur regjimin iranian, përndryshe lufta do të jetë e pafundme

Plani: 10 ditë për të çarmatosur regjimin iranian, përndryshe lufta do të jetë e pafundme

March 3, 2026
Hapja e aksit Elbasan-Përrenjas, policia apel qytetarëve: Respektoni sinjalistikat rrugore

Hapja e aksit Elbasan-Përrenjas, policia apel qytetarëve: Respektoni sinjalistikat rrugore

March 3, 2026
Skema e re për fermerët/ Ministri: Dyfishohet mbështetja për bletarinë, 7-10 mijë euro për blegtorët e rinj dhe…

Skema e re për fermerët/ Ministri: Dyfishohet mbështetja për bletarinë, 7-10 mijë euro për blegtorët e rinj dhe…

March 3, 2026
Teherani mund të sulmojë Manzën? Muxhahedinët: Propagandë e Iranit në mediat shqiptare! Raketat nuk arrijnë dot këtu…

Teherani mund të sulmojë Manzën? Muxhahedinët: Propagandë e Iranit në mediat shqiptare! Raketat nuk arrijnë dot këtu…

March 3, 2026
Përplasje pas mesnate në Komision, reagon Beqaj: Nuk lejoj që opozita ta përcjellë dështimin në nëpërkembje të dinjitetit tim

Seanca për ‘Sterilizimin’, Beqaj kërkon të njihet me akuzën: Audio-regjistrimi të dëgjohet në sallë

March 3, 2026
“E njohim Teheranin si Jeruzalemin”, si vepruan Izraeli dhe SHBA-të ndaj Khameneit

“E njohim Teheranin si Jeruzalemin”, si vepruan Izraeli dhe SHBA-të ndaj Khameneit

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In