• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Dhurata vrastare” e Putinit për Ukrainën për Vitin e Ri, raportohen viktima nga bombardimet në Kiev dhe qytete të tjera

by Java News
31/12/2022 15:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Disa shpërthime janë raportuar në kryeqytetin ukrainas, Kiev, më 31 dhjetor, në këtë ditë të fundit të 2022-shit teksa sirenat për sulme ajrore janë lëshuar në mbarë vendin. Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, përmes një postimi në Telegram, konfirmoi se shpërthimet janë dëgjuar në qytet.

Më pas ai specifikoi se një nga shpërthimet ka ndodhur midis ndërtesave të banimit në qarkun Solomiansk të Kievit. Nuk ka detaje të tjera për shpërthimet, edhe pse ka pasur raportime se mbrojtje ajrore ukrainase është aktivizuar. Sulmet e reja vijnë vetëm një ditë pasi Kievi u godit nga dronët e lëshuar nga Rusia në kryeqytetin ukrainas dhe në qytete të tjera.

Sipas Klitschko, Kievi u godit nga shtatë dronë, dy prej të cilëve “u rrëzuan me t’iu afruar kryeqytetit”, ndërkaq pesë të tjerë u penguan teksa po fluturonin mbi qytet. Nga këto sulme nuk është raportuar për viktima.

Këto raportime vijnë në kohën kur presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në adresimin e tij gjatë natës së premte, tha se Rusia nuk e ka braktisur planin e saj për marrjen e kontrollit të rajonit të Donjeckut. Ai paralajmëroi ukrainasit se në Vitin e Ri mund të ketë sulme në mbarë vendin.

“Ndoshta armiku sërish do të tentojë të na detyrojë që ta festojmë Vitin e Ri në errësirë. Ndoshta okupuesit po planifikojnë që të na bëjnë të vuajmë, duke kryer sulme ndaj qyteteve tona. Por, pavarësisht planeve të tyre, ne dimë një gjë për veten tonë: ne do të mbijetojmë. Do t’i dëbojmë, nuk kam asnjë dyshim”, tha ai.

Guvernatori i Mykolaiv, Vitaly Kim, shkroi në llogarinë e tij në Facebook se edhe atje ishte raportuar për shpërthime. “Pushtuesit kanë vendosur që të përpiqen të na e prishin ditën”, tha ai.

Në Kiev, njerëzit nxituan të futeshin nëpër streha sapo ranë sirenat, ndërsa punonjësit e shërbimeve të emergjencës u dërguan në tre lagje ku u raportuan dëme nga shpërthimet.

Forcat ajrore të mbrojtjes janë aktivizuar në të gjithë territorin.

Ndërkaq, gjatë adresimit të tij për Vitin e Ri, presidenti rus, Vladimir Putin, deklaroi më 31 dhjetor se “e drejta morale dhe historike” është në anën e Rusisë, teksa shtetet perëndimore kanë dënuar pushtimin e paprovokuar rus të Ukrainës./m.j

 

Next Post
Detajet rrënqethëse/ “Dëgjonim ulërimat e djemve, por nuk ndërhynim dot”! Zjarri i mori jetën një 17-vjeçari shqiptar në Itali

Detajet rrënqethëse/ “Dëgjonim ulërimat e djemve, por nuk ndërhynim dot”! Zjarri i mori jetën një 17-vjeçari shqiptar në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Avioni i saj F-15 u rrëzua gabimisht nga një “zjarr miqësor”, pilotja amerikane “përfundon” në shkretëtirën e Kuvajtit

VIDEO/ Avioni i saj F-15 u rrëzua gabimisht nga një “zjarr miqësor”, pilotja amerikane “përfundon” në shkretëtirën e Kuvajtit

March 3, 2026
Gledis Nano rrëfehet për kohën kur drejtonte Policinë e Shtetit: Edi Rama nuk më ka marrë kurrë në telefon

Gledis Nano rrëfehet për kohën kur drejtonte Policinë e Shtetit: Edi Rama nuk më ka marrë kurrë në telefon

March 3, 2026
Barazia gjinore, ministrja Sala: Për herë të parë njihet puna e papaguar

Barazia gjinore, ministrja Sala: Për herë të parë njihet puna e papaguar

March 3, 2026
Konflikti i afrohet Evropës, SHBA-të kërkojnë ndihmë për mbrojtjen e Gjirit dhe Jordanisë

Konflikti i afrohet Evropës, SHBA-të kërkojnë ndihmë për mbrojtjen e Gjirit dhe Jordanisë

March 3, 2026
Zëdhënësi: Ekonomia e Kinës tregoi elasticitet “të fortë” në 2025

Zëdhënësi: Ekonomia e Kinës tregoi elasticitet “të fortë” në 2025

March 3, 2026
India dhe Evropa përjetojnë krizë karburanti, ndërsa furnizimet me gaz të Gjirit janë ndërprerë për shkak të luftës

India dhe Evropa përjetojnë krizë karburanti, ndërsa furnizimet me gaz të Gjirit janë ndërprerë për shkak të luftës

March 3, 2026
Salianji kërkon karrigen e Berishës? E zbulon Alimehmeti: Nuk është lëvizje anti-kryetar!

Salianji-Berishës: Partia nuk është pronë publike, nuk më përjashton dot, sallat i kam mbushur më shumë se ti

March 3, 2026
Plani: 10 ditë për të çarmatosur regjimin iranian, përndryshe lufta do të jetë e pafundme

Plani: 10 ditë për të çarmatosur regjimin iranian, përndryshe lufta do të jetë e pafundme

March 3, 2026
Hapja e aksit Elbasan-Përrenjas, policia apel qytetarëve: Respektoni sinjalistikat rrugore

Hapja e aksit Elbasan-Përrenjas, policia apel qytetarëve: Respektoni sinjalistikat rrugore

March 3, 2026
Skema e re për fermerët/ Ministri: Dyfishohet mbështetja për bletarinë, 7-10 mijë euro për blegtorët e rinj dhe…

Skema e re për fermerët/ Ministri: Dyfishohet mbështetja për bletarinë, 7-10 mijë euro për blegtorët e rinj dhe…

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In