Deklarata e Berishës për armatosjen e popullit ka shkaktuar një debat të ashpër politik.
Reagimet edhe pse në heshtje nuk kanë munguar as nga diplomatët e huaj të akredituar në vend.
Edhe pse ende asnjë deklaratë publike, ambasadori amerikan Donald Lu dhe ambasadorja e BE Romana Vlahutin takuan Berishën në zyrën e tij pas asaj deklarate.
Në lidhje me takimin Berisha-Lu, Ylli Dylgjeri ironizon me deklaratën e Berishës. Ai shkruan se Berisha ka marrë dhuratë një pistoletë.
“Nga takimi Berisha-Lu
Pas takimit koke me koke Berisha- Lu, mesohet se ky i fundit i ka dhuruar doktorit nje pistolete trofe.”, shkruan Dylgjeri.