• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dhurata e Kryeministrit për mësuesin që punoi 33 vite dhe me 17 ministra (VIDEO)

by Java News
02/09/2016 18:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas 33 vitesh, në të njëjtën zyrë të katit të parë ku filloi punën si Redaktor i Gazetës Mësuesi, dita e fundit në detyrë e Ilir Kaninit u shoqërua me një surprizë për të, ardhjen e beftë të Kryeministrit Edi Rama. Dalja në pension e Ilirit ishte qëllimi i vizitës së paralajmëruar të Kryeministrit në Ministrinë e Arsimit, ku sëbashku me ministren e Arsimit dhe kolegë trokitën në derën e zyrës së Ilirit.

Doktori i Shkencave Historike, Iliri ka emrin e tij në historikun e Ministrisë së Arsimit dhe të arsimit shqiptar. Edhe pse nuk e njihte personalisht, Kryeministri vendosi t’ia uronte vetë Ilirit, ditëlindjen, në shenjë respekti e vlerësimi të shembullit të nëpunësit profesionist, korrekt e të ndershëm, të cilët administrata shqiptare i ka të shumtë dhe që Ilir Kanini i përfaqëson.

“Unë nuk kam ardhur për të shprehur respektin tim më të thellë për Ilirin dhe për të shfrytëzuar rastin që Iliri si një shembull i shkëlqyer, që nuk është i vetmi natyrisht, provon se administrata është larg së qeni ajo që perceptohet dhe përgojohet përditë, edhe pse është larg së qeni ajo që duhet të jetë për një vend që aspiron të bëhet anëtare e Bashkimit Europian. Si Iliri ka plot njerëz të ndershëm, ka plot familjarë, prindër apo edhe më të rinj, që janë pjesë e administratës, për të bërë me përkushtim detyrën dhe për të fituar me ndershmëri rrogën dhe bukën e përditshme të fëmijëve dhe familjes së tyre,” – u shpreh Kryeministri.

Model i nëpunësit të përkushtuar dhe frymëzues e cilësoi edhe Ministria e Arsimit Lindita Nikolli. “Iliri ka një jetë në arsim, por është nga ata që profesionin e ka nisur mision. Ka 33 vite që punon në Ministrinë e Arsimit, i dedikuar arsimit fillor, i dedikuar revistës Mësuesi. Ka 33 vite që s’ka marrë asnjëherë raport. Një model që do të na shërbejë të gjithëve, mua të parës, por edhe të gjithëve për modelin e thjeshtësisë, profesionalizmit, korrektesës, ndershmërisë dhe këtë dua ta vlerësoj fort. Kështu që Ilir, unë të jam mirënjohëse.”

Kryeministri e cilësoi jo vetëm kënaqësi, por edhe detyrë për të promovuar shembujt si Iliri.

“Ky tribut për Ilirin është një tribut për një njeri që nuk mund të largohej nga administrata, pa u treguar të gjithëve se kush ishte, çfarë bëri në gjithë këto vite dhe çfarë kujtimi të jashtëzakonshëm do të lëri në gjithë mjedisin e ekipit, me bindjen që patjetër ministrja do të vazhdojë të shfrytëzojë njohuritë, eksperiencën, duke u këshilluar me Ilirin. Shumë mirënjohje, shumë respekt dhe realisht, për fat të keq, janë politikanët dhe kriminelët që bëjnë pjesën më të madhe të lajmeve të ditës dhe njerëzit që përditë punojnë kokulur nuk përbëjnë lajm. Por është pjesë e detyrës sime dhe pjesë e detyrës sonë që publiku t’i njohë edhe këta njerëz dhe të ndihet mirë për faktin se shteti shqiptar është larg së qeni në duart e atyre që thuhet, por është në duart, në radhë të parë, të njerëzve që punojnë me përkushtim.”

Në një ambient gëzimi, por edhe emocionesh, u rrëfyen kujtime e mbresa nga puna e përbashkët, por edhe batuta e dhurata. Një kravatë ishte dhurata e Kryeministrit, e shoqëruar edhe me një batutë: “Unë jam i gjatë, po kravatat janë normale.”

Next Post
Mbingarkesa nga “puçistët”, Turqia liron 34 mijë të burgosur

Mbingarkesa nga "puçistët", Turqia liron 34 mijë të burgosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Këtë herë nuk ka fushatë elektorale, por fushatë për mbijetesë të sistemit

Zekthi: Ndryshimi i Kushtetutës dhe asgjësimi i gjykatave, skema e Orban që çoi në cenimin e demokracisë në Hungari

April 13, 2026
“Pasdite në shkollën e notit…”

“Pse ra Orban pas 16 vitesh?”, Robelli: Qytetarët u lodhën nga korrupsioni galopant dhe opozita u bashkua

April 13, 2026
“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Pse festuan Trampistat në Shqipëri per humbjen në Hungari?

April 13, 2026
Sigurimi i pronës, eksperti i zjarrfikëses: Qytetarët humbin nga mosbesimi…

Sigurimi i pronës, eksperti i zjarrfikëses: Qytetarët humbin nga mosbesimi…

April 13, 2026
Elbasani mposht Partizanin me 10 lojtarë, “tris” nga verdheblutë

Elbasani mposht Partizanin me 10 lojtarë, “tris” nga verdheblutë

April 13, 2026
Atentatet ndaj Falcones, Borsellinos dhe Morvillos, bie pista e “prokurimeve publike”…

Atentatet ndaj Falcones, Borsellinos dhe Morvillos, bie pista e “prokurimeve publike”…

April 13, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“BE u investua për ta rrëzuar”, Nazarko për Orban: PD s’e ndjek dot modelin hungarez

April 13, 2026
Frustrimi politik për një kryeministër nga Hungaria!

Frustrimi politik për një kryeministër nga Hungaria!

April 13, 2026
Kompania franceze financonte Shtetin Islamik, dënohet me burg ish-drejtori ekzekutiv

Kompania franceze financonte Shtetin Islamik, dënohet me burg ish-drejtori ekzekutiv

April 13, 2026
Meta reagon nga burgu për zgjedhjet në Hungari, falënderon Orbán dhe përgëzon Magyar për fitoren

Meta reagon nga burgu për zgjedhjet në Hungari, falënderon Orbán dhe përgëzon Magyar për fitoren

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In