Policia e Beratit ka vënë në pranga një 35-vjeçar në Poliçan. I riu u kap me kanabis në shtëpi. Më saktësisht, me 2.2 kilogramë lëndë narkotike.
“Në momentin e arrestimit gjatë kontrollit të banesës dhe në afërsi të saj, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2.2 kg lëndë narkotike kanabis sativa”, njoftoi policia.
Por po ashtu, policia thotë se i riu dhunonte fizikisht bashkëjetuesen e tij.