Gjatë ditës së djeshme shtetasi Liridon Fishti, në banesën e tij, për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike duke i shkaktuar dhe dëmtime në trup bashkëshortes së tij shtetases SH.F, 28 vjeçe.
Më pas në qytetin e Peshkopisë janë konfliktuar shtetasit Liridon Fishti dhe Nezim Manuka, 33-vjeç, (vëllai i shtetases Sh.F) ku gjatë konfliktit ka mbetur i dëmtuar shtetasi Liridon Fishti. Policia porsa ka marrë njoftim ka ndërhyrë për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit”, thuhet ne komunikaten e Policise.
Sipas burimeve policore rajonale, 34 vjeçari Liridon Fishti është dënuar edhe më herët për dhunë në familje.
Materialet proceduriale në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprën penale “Dhunë në familje”./a.m.










