Dhunon fizikisht nënën, vëllanë e vet dhe bashkëshorten, Policia arreston 36 vjeçarin nga Kavaja.
Shërbimet e policisë Kavajë, më datë 12.09.2017 arrestuan shtetasin :
– Xhevahir Hallulli, 36 vjeç, banues në fshatin Vorrozen Kavajë.
Arrestimi i tij u bë pasi, ky shtetas, në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës, (shtetases Sh.H., 59 vjeçe), vëllait (shtetasit B.H., 38 vjeç) dhe bashkëshortes (shtetases A.H., 33 vjeçe).
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Dhunë në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal./a.m.