Një 43-vjeçar nga Tirana është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.
Burime nga policia e Tiranës bëjnë me dije për Gazeta Express se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, ku Afrim Bulku pasi ka rrahur gruan e tij, E.B 33 vjeç ka marrë armën e gjahut dhe ka qëlluar në ajër.
Policia pasi ka arrestuar autorin, ka bërë kërkesë për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për 33-vjeçaren./a.m.