Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 43-vjeçar i cili ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. I arrestuari është Bujar Veliu banues në Arapaj të Durrësit. Arrestimi është bërë pas denoncimit të bashkëshortes së tij.
Mësohet se shkak i kësaj dhune janë bërë kofliktet e shpeshta familjare.Mbi 43-vjeçarin Bujar Veliu rëndon akuza e veprës penale “Dhunë në familje”.
ma.me