Personi që shihni në foto është Dragan Shqekiç, efektivi i Pikës Kufitare në Malin e Zi, i cili dhunoi Petraq Milon, ish-këshilltarin e Ilir Metës.
Në videon e publikuar ditën e djeshme, efektivi në fjalë shihet teksa qëllon në fytyrë pedagogun e njohur në sy të gjithë familjes së tij.
Ai është nxjerrë me forcë nga makina dhe është dhunuar nga efektivi malazez, ndërsa priste në radhë.
Kujtojmë se rastet e dhunimit të shqiptarëve në pikat kufitare të Malit të Zi, kanë qenë të përsëritura./m.j