Policia e Pogradecit ka vënë në pranga një 15-vjeçar, i cili dyshohet se është autori i dhunimit të zyrave të bashkië në këtë qytet disa ditë më parë.
Në pranga u vu E. Sulejmani nga Korça, i cili ka qenë i dënuar më parë për vjedhje.
Ngjarja ndodhi në 26 janar, ku në total u dëmtuan rreth 12 zyra, mes të cilave edhe ato të Punës dhe Sigurimeve shoqërore ku mbahen dokumente të rëndësishme për qytetarët.
Njoftimi i Policisë
Në vijim të informacionit paraprak datë 26.01.2018, i cili bën fjalë për dëmtimin e dyerve të disa zyrave në ambjentet e brendshme të Bashkisë Pogradec, specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë të mundur identifikimin dhe ndalimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarje, shtetasit :
E.S., 15 vjeç, banues në Pogradec, i dënuar më parë për “Vjedhje”.
Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec.
a.ç










