Dhunoi policin, Prokuroria kërkon 3 vite burg për Vladimir Gjutën
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 3 vite burg për Vladimir Gjutën për akuzën e kundërshtimit me forcë të efektivëve të policisë. Gjuta i cili akuzohet edhe se ka vendosur edhe tritolin që shpërtheu në farmacinë e babait të Saimir Tahirit, më 6 dhjetor 2014 në bashkëpunim me dy persona të tjerë ka ka dhe goditur për motive të dobëta punonjësin e policisë rrugore.
Për këtë ngjarje ndaj Gjutës ishte vendosur edhe masa e sigurisë arrest në shtëpi, të cilën ai e shkeli duke u arratisur pas shpërthimit në farmacinë e babait të ministrit të brendshëm. Çështja për tritolin është duke u zhvilluar në Gjykatën e Krimeve të Rënda.
Redaksia Java News/ f.g









