Policia e Durrësit ka ndaluar mësuesin 51-vjeçar Flamur Pajo, i cili dhunoi nxënësin 14-vjeçar pasi e quajti “shurdh”.
Denoncimi u bë nëpërmjet një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale. Policia njofton se:
Më datë 26.01.2016, gjatë zhvillimit të orës së mësimit, në shkollën 9-vjeçare “Hasan Koçi”, ka goditur me pëllëmbë dhe grushta nxënësin e klasës së 7-të, shtetasin:
A.H. 14 vjeç, banues në Durrës.
Bazë për fillimin e proçedimit penal shërbeu një video e shpërndarë më rrjetet sociale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale ”Kryerja e veprimeve arbitrare” parashikuar në nenin 250 të Kodit Penal.
https://www.youtube.com/watch?v=agL0e4w2xaY









