Alfred Kazanxhiu, personi i cili dyshohet se ka dhunuar fëmijën 3 vjeç të bashkëjetueses së tij, është lënë në burg nga Gjykata e Apelit të Tiranës.
Ngjarja në fjalë ka ndodhur më 24 Prill, dhe pasi u dhunua, fëmija u dërgua në spital me plagë të rënda në kokë, brinjë të thyera e organe të brendshme të dëmtuara.
Sipas policisë, Kazanxhiu e ka dhunuar fëmijën në kohën që nëna e 3-vjeçarit kishte shkuar për të bërë pazar.
35-vjeçari ka mohuar akuzën në gjyqin e zhvilluar në Gjykatën e Tiranës. Ai ka deklaruar se djali ka pësuar fraktura pasi ka rënë nga krevati. Fëmija ndodhet aktualisht në gjendje kritike.
/a.r