Një 24 vjeçar nga Prizreni është dënuar me 24 vite burg nga gjykata e këtij qyteti pasi u shpall fajtor për abuzim seksual me dy vajza të mitura.
I riu E.G. për një kohë të gjatë kishte detyruar dy vajzat e moshës 14 vjeç, që të kryenin marrëdhënie seksuale me të.
“Andaj Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, të akuzuarit E.G., e gjykon dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 24 vitesh (në të cilin dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 01 mars 2024”, thuhet në njoftimin e gjykatës për këtë çështje.
/a.r