Një grua shqiptare ka dhunuar dhe ka bërë për spital dy familjarë të saj. Sipas mediave kosovare, gruaja, banuese në komunën e Deçanit ka rrahur dhe ka bërë për spital të shoqin dhe kunatin e saj.
Ajo më pas është arrestuar dhe akuzohet për dhunë në familje, ndërsa të dhunuarit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
“Është arrestuar një e dyshuar femër kosovare, pasi e njëjta ka sulmuar fizikisht dy meshkuj kosovarë, e dyshuara është dërguar një herë në spitalin rajonal të Pejës për tretman pastaj me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 24 orë”, shkruhet në njoftim të policisë.