E dhunonte psikoligjikidsht bashkëjetuesja 5 vjet më madhe, i riu kërkon urdhër mbrojtje nga policia. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Korçës, ku shtetasi A.S., 25 vjeç ka denoncuar pranë uniformave blu bashkëjetuesen e tij, shtetasen K.P., 30 vjeç.
Ai ka thënë se 30-vjeçarja ushtron në mënyrë sistematike dhunë psikologjike ndaj tij. Pas denoncimit, policia plotësoi ndaj të riut kërkesë padinë për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm.
Prej disa kohësh të rinjtë bashkëjetojnë me njëri-tjetrin, por mes tyre ka konflikte të shpeshta, ku 25-vjeçari është gjendur nën dhunën psikologjike nga ana e partneres.