Një 41-vjeçar është sulmuar mëngjesin e kësaj të premteje në Babrru, nga persona ende të paidentifikuar. Policia njofton se 41-vjeçari është dhunuar me grushte, ndërsa autorët më pas janë larguar.
Si pasojë 41-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në ngjarje.
/a.r