Politikani i ekstremit të djathtë në Gjermani, Frank Magnitz, është rrahur dhe plagosur rëndë nga disa njerëz të maskuar.
Lideri i Alternativës për Gjermaninë në Bremen u sulmua nga tre persona në qendër të këtij qyteti, të hënën vonë.
Njerëzit e maskuar e rrëzuan atë pa ndjenja dhe e goditën në kokë, thanë zyrtarë të partisë.
Zëdhënësi i partisë, Jorg Meuthen, postoi në Twitter një fotografi të Magnitzit në spital, duke thënë se ai është lënë “gjysmë i vdekur”.
Alternativa për Gjermaninë, parti anti-migrante, ka hyrë në parlament për herë të parë vitin e kaluar dhe ka 94 deputetë.
Ajo tani ka përfaqësues në secilin parlament shtetëror të Gjermanisë
a.cupaj












