Policia e Shtetit ka reaguar duke arrestuar Rrexhep Rrajën, djalin e deputetit të Krujës, Rrahman Rraja.
Gjykata e Krujës ka lëshuar ditën e djeshme urdhër-arrestin, ndersa arrestimi eshte bere sot.
Arrestimi i tij vjen pak ditë pas publikimit të rastit të Xhisiela Malokut, e dhunuara nga Rraja, në një ngjarje që shkaktoi përplasje me politikës shqiptare, me opozitën që akuzon se u fsheh nga policia.
Ndalimi i tij vjen gjithashtu pasi ekspertiza mjekoligjore i konfirmoi Prokurorisë se, ndaj Xhisiela Malokut është ushtruar dhunë, me një dëmtim që i ka humbur aftësinë e përkoshme për punë deri në 9 ditë.
Mbi Rrajën rëndojnë dy akuza, dhunë dhe përndjekje.
a.ç