Dy femra janë përleshur me njëra-tjetrën një ditë më parë në rrugën “Qemal Stafa” në kryeqytet.
Burimet e Policisë kanë shpallur në kërkim 31-vjeçaren nga Fieri, e cila ka dhunuar një shtetase tjetër 25 vjet më të madhe se vetja.
“Më datë 15.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetases V. Xh., vjeç 31 banuese në Fier, pasi dyshohet se në rrugën “Qemal Stafa”, ka kanosur e goditur me grusht shtetasen F. H., vjeç 56, banuese në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e Policisë.
a.ç











