• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dhunë gjatë shoqërimit të 2 personave, pezullohen 3 policë

by A R
11/07/2017 07:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një video e publikuar në rrjetet sociale, ku punonjës policie shfaqeshin duke ushtruar dhunë ndaj 2 personave që po shoqëronin në ambientet e komisariatit, ka çuar në pezullimin e 3 efektivëve këtë të hënë në Durrës.

Në një njoftim të sajin, policia e këtij qyteti sqaron se rreth orës 17:30 është njoftuar për një konflikt në sheshin “Pranvera”. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar efektivët e Policisë, patrulla e rendit dhe shërbimet e qarkullimit rrugor, të cilët kanë konstatuar se dy persona me iniciale P.C. dhe R.B. ishin konfliktuar me personin me iniciale I.M. Ky i fundit, sipas policisë, kishte një kioskë në këtë shesh.

Konflikti dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta, ku P.C dhe R.B. kanë ofenduar I.M. dhe dëmtuar kioskën e tij. Të ndodhur në këto kushte, thuhet në njoftim, efektivët e policisë kanë shoqëruar në ambientet e Komisariatit P.C dhe R.B. , të cilët ishin në gjendje të dehur. Në momentin e shoqërimit policia thotë se, ata kanë kundërshtuar duke ushtruar forcë dhe dhunë ndaj punonjësve të policisë, duke dëmtuar një prej efektivëve.

“Sqarojmë se video e hedhur në rrjetet sociale është e pjesshme dhe nuk tregon të gjitha veprimet e kryera nga Efektivet e Policisë gjatë shoqërimit. Për sqarimin e plotë të ngjarjes dhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale është njoftuar Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës. Vijon puna nga Oficeri i Policisë Gjyqësore të Prokurorisë me qëllim hetimin e paanshëm të ngjarjes dhe zbardhjen e plotë të saj”, thuhet më tej në njoftim.

Në lidhje me veprimet e punonjësve të policisë, me urdhër të Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë janë pezulluar 3 punonjës policie. “Ndërkohë Drejtoria e Standardeve Profesionale  me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit ka nisur menjëherë hetimin disiplinor për të verifikuar veprimet e punonjësve të policisë nëse ka apo jo tejkalim të detyrës”, theksohet më tej në njoftimin e policisë së Durrësit. /b.d

Next Post
Nadal eliminohet nga Wimbledoni

Nadal eliminohet nga Wimbledoni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

February 26, 2026
Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

February 26, 2026
Për shkencëtarët dhe sharlatanët!

Hila zbulon detajet për Ministrin e ri të Jashtëm: Ja si e njoh unë zëvendësuesin e Spiropalit

February 26, 2026

“Rama donte të tregonte se njerëzit e mi i heq unë”, Dudushi: Ndryshime të arsyeshme, ruajnë ekuilibrat!

February 26, 2026
Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

February 26, 2026
Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

February 26, 2026
Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

February 26, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

PROFIL / Rama i besoi Drejtësinë! Kush është Toni Gogu, zëvendësi i Lamallarit

February 26, 2026
Spahiu: Shërbimet sekrete paralajmëruan destabilizimin e Maqedonisë me financim të Rusisë

Spahiu: Shkarkimi më i keq ai i Spiropalit! Emërimi më i mirë, Toni Gogu

February 26, 2026
Çupi: Po përjetojmë valën e dytë të Berishës. Këtu kemi mijëra viktima të shkaktuara nga pushteti i Saliut

“21 janari, është themeli”, Frrok Çupi: PD dhe SPAK e kanë “pushtuar” vendin. Drejtësia të zbardhë vrasjet!

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In