Ditën e sotme kemi para të shpërndahen mesazhe të shumta sensibilizuese kundër dhunës ndaj grave. Por ky fenomen nuk ndalet në vendin tonë as sot në 8 Mars, ditën e grave.
Në Luishnje një perosn ka rrahur gruan në sy të fëmijëve të mitur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasin Erjon Sulko, 40 vjeç, banues në lagjen ””Xhevdet Nepravishta”.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases L.S, 42 vjeçe, në praninë e vajzës së mitur.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Dhunë në familje”, parashikuar nga Neni 130/a/4 i Kodit Penal./a.m.