Një 26-vjeçar është arrestuar në Memaliaj, pasi akuzohet për dhunë në familje.
Policia njofton se në pranga ka rënë shtetasi Kiljan Muha, banues në Memaliaj, i cili ka dhunuar fizikisht xhaxhanë e tij.
Sipas policisë, ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike duke goditur me sende të forta xhaxhanë e tij shtetasin G.M, 41 vjeç, banues në Memaliaj. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme./a.m.